Shëndeti dhe mjekësia në të ardhmen

Do të ketë shumë risi, duke i përfshirë edhe ato që ne nuk mund t'i imagjinojmë tani. Teknologjitë ekzistuese, disa prej të cilave do të luajnë rol shumë të rëndësishëm. Një prej tyre është gjenomika, sepse për momentin ekziston një kuptim më i mirë i rolit të teknologjive gjenomike në parandalimin, por edhe në trajtimin e sëmundjeve. Gjithashtu në fushën e mbikëqyrjes së patogjenëve për t'i gjurmuar në mjedisin tonë dhe të jemi të vetëdijshëm për ato që mund të shkaktojnë sëmundje në të ardhmen. Por do të kemi gjithashtu teknologji si redaktimi i gjeneve dhe teknologjitë CRISPR Cas9 që do ta bëjnë më të lehtë trajtimin e sëmundjeve gjenetike siç është  për shembull anemia drapërocitare.

Nëse shikojmë 20-25 vitet e ardhshme dhe imagjinojmë një familje që jeton në një zonë rurale në një fshat kudo në botë, do të shohim se kjo familje ka një shtëpi të duhur për të jetuar, dhe se problemi i ndotjes së ajrit është zgjidhur në atë mënyrë që njerëzit të mund të thithin ajër të pastër, sepse familja përdor burime të rinovueshme ose të pastra energjie, kështu që nuk ka më nevojë të përdorin lëndë djegëse të ngurta për nevojat e tyre për ngrohje dhe gatim, sepse kanë ujë të rrjedhshëm, të pastër, si dhe një rreth me kushte të përmirësuara sanitare, që do të zvogëlonte rrezikun e sëmundjeve ngjitëse.

Do të ketë një punëtorë shëndetësorë në këtë bashkësi që jeton aty pranë fshatit, i cili din gjithçka për këtë familje që jeton në fshat, dhe njëkohësisht ka metoda për t’u marrë me problemet e zakonshme shëndetësore me të cilat ballafaqohen familjet duke filluar nga më të vegjëlit e deri tek të moshuarit. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zakonshme, por do të ketë një fokus shumë më të madh në promovimin e shëndetit dhe kujdesin shëndetësor parandalues. Kështu, për shembull, njerëzit e të gjitha moshave do të marrin vaksina, jo vetëm fëmijët; do të jetë një program i rregullt i skriningut për sëmundje të tilla si tensioni i lartë i gjakut, diabeti, si dhe kanceri; do të ketë përkujdesje edhe për rehabilitim në mënyrë që njerëzit që kanë pësuar goditje në tru ose kanë një lloj çrregullimi të lidhura me moshën si plakja, demenca, konkretisht do të kenë një vend në komunitet ku mund të shkojnë të marrin fizioterapi dhe rehabilitimi, por edhe për të qenë në gjendje të kalojnë kohë cilësore me të moshuarit e tjerë. Në çdo fshat, ku çdo i porsalindur nga një nënë e punësuar, do të ketë qasje në një institucion ku do të merr kujdesin fizik,ushqimin e mirë por edhe stimulimin kognitiv. Pra, me të vërtetë një e ardhme në të cilën do të ketë një pamje shumë më holistike të jetesës së shëndetshme dhe mirëqenies.

Do të ketë shumë risi, duke i përfshirë edhe ato që ne nuk mund t’i imagjinojmë tani. Teknologjitë ekzistuese, disa prej të cilave do të luajnë rol shumë të rëndësishëm. Një prej tyre është gjenomika, sepse për momentin ekziston një kuptim më i mirë i rolit të teknologjive gjenomike në parandalimin, por edhe në trajtimin e sëmundjeve. Gjithashtu në fushën e mbikëqyrjes së patogjenëve për t’i gjurmuar në mjedisin tonë dhe të jemi të vetëdijshëm për ato që mund të shkaktojnë sëmundje në të ardhmen. Por do të kemi gjithashtu teknologji si redaktimi i gjeneve dhe teknologjitë CRISPR Cas9 që do ta bëjnë më të lehtë trajtimin e sëmundjeve gjenetike siç është  për shembull anemia drapërocitare.

Teknologjitë dixhitale do të zgjerohen me më shumë njerëz që do të kenë qasje në këto mjete, duke përfshirë profesionistët e kujdesit shëndetësor. Kjo do të lejojë që informacioni më i fundit të arrijë tek njerëzit në mënyrë që ata të kujdesen më mirë për shëndetin e tyre. Por ne gjithashtu do të jemi në gjendje të shohim algoritme të inteligjencës artificiale që ndihmojnë mjekët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor të bëjnë diagnoza. Do të kemi më shumë vaksina, edhe për sëmundjet jo të transmetueshme. Për shembull, vaksinat kundër kancerit.

Bota duhet të bëjë më shumë, në sigurimin e qasjes së barabartë në produktet shëndetësore, të cilat në thelb janë produkte që shpëtojnë jetën. Në fushën e etikës dhe përdorimit të teknologjive të reja shkencore, të cilat shpesh janë thikë me dy tehe, të futen rregulla më humane dhe një qëndrim ndaj realitetit dhe rreziqeve për shëndetin e njeriut.

Përktheu dhe përshtati S.N