Të udhëhequr nga kjo ide, të gjitha gratë duhet t’i nënshtrohen disa ekzaminimeve shëndetësore që mund të ndihmojnë që disa probleme (nëse ekzistojnë fare) të detektohen dhe të parandalohen në kohë.
1.Kontrolli dentar
Kontrollet e rregullta çdo gjashtë muaj do t’ju ndihmojnë të ruani shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave. Gjithashtu, ky ekzaminim është shumë i rëndësishëm, pasi mund të ndihmojë në zbulimin e problemeve shëndetësore në fazat e hershme, si prishja e dhëmbëve, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe kanceri i gojës.
2.Kontrolli i syve
Çdo të dytin vit para se të mbushni gjashtëdhjetë vjet. Pas të gjashtëdhjetave, rekomandohet ekzaminimi i syve për gratë që nuk kanë ndonjë problem specifik.
3.Kontrollo dermatologjik
Lloji më i zakonshëm i kancerit është kanceri i lëkurës, pikërisht për këtë arsye është e domosdoshme të shkoni për një ekzaminim dermatologjik një herë në vit.
4.Diabeti
Sipas hulumtimit të Shoqatës Amerikane të Diabetit, nëse jeni mbipeshë dhe jeni 45 vjeç e lart, duhet të bëni testin për diabetin gjatë vizitës së ardhshme te mjeku. Nëse keni një peshë trupore normale dhe jeni mbi 45 vjeç, pyesni mjekun tuaj nëse duhet të bëni analiza.
5.Mamografia
Gratë mbi dyzet vjeç duhet të bëjnë mamografi çdo dy vjet. Nëse keni një histori të kancerit të gjirit në familjen tuaj, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë që të bëni analizat e përmendura edhe para se të mbushni të dyzetat.
6.Kontrolli i tiroides
Një përqindje e madhe e grave në Ballkan janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve të tiroides dhe paratiroides. Për gratë mbi 30 vjeç rekomandohet një ekzaminim çdo vit.
7.Kolonoskopia
Kur bëhet fjalë për kolonoskopinë, një metodë e ekzaminimit të zorrës së trashë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj se kur dhe sa shpesh duhet të bëni teste për kancerin e zorrës së trashë.
8.Kolesteroli
Si femrat ashtu edhe meshkujt pas moshës njëzet vjeçare duhet të bëjnë një ekzaminim çdo pesë vjet për të përcaktuar nivelin e kolesterolit total, të keq dhe të mirë dhe të triglicerideve.
9.Matja e densitetit kockor
Gratë mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç, duhet të testohen për densitetin e kockave. Nëse jeni në rrezik të paraqitjes dhe zhvillimit të osteoporozës, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj.
10.Kontrolli gjinekologjik
Ekzaminimi i parë gjinekologjik duhet të bëhet në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Kontrolli është shumë i rëndësishëm, sepse mund të konstatohen anomali të ndryshme (nëse ka). Rreziku më i shpeshtë ndaj të cilit jeni të ekspozuar, nëse nuk shkoni rregullisht për këto ekzaminime, është ajo, se, mund të keni kancer të qafës së mitrës dhe ju as që e dini. Ekzaminimi i kancerit të qafës së mitrës rekomandohet për vajzat mbi moshën njëzet e një vjeç, çdo dy vjet.
Nëse jeni mbi të tridhjetat dhe keni bërë tre teste normale të Pap testit tre herët e fundit,ekziston mundësia që të bëni të njëjtin test çdo tre vjet. Pavarësisht analizave të përmendura, do të ishte ideale të shkoni për një ekzaminim gjinekologjik çdo gjashtë muaj.
11.Kontrolli i përgjithshëm shëndetësor
Një herë në vit. Gjatë kësaj vizite, mjeku juaj duhet të kontrollojë presionin e gjakut dhe peshën tuaj dhe duhet të flasë me ju për shqetësimet tuaja – mendore ose fizike. Ky kontroll vjetor i përgjithshëm shëndetësor duhet t’ju ndihmojë të siguroheni që jeni duke bërë një jetë të shëndetshme.
Përktheu dhe përshtati: S.N