Shëndeti i zorrëve ndikon në ankth

Shkencëtarët, duke bërë eksperimente me minj, zbuluan se brejtësit që mbaheshin në mjedise pa baktere, për shkak të të cilave nuk kishte baktere ose mikroorganizma të tjerë në zorrë, kanë mikro molekula të ndryshme - RNK në korteksin prefrontal dhe amigdalën, zonat në tru të cilat janë përgjegjëse për ndjenjën e ankthit dhe depresioni.

Shkencëtarët tashmë kanë dëshumar se ekziston lidhja midis shëndetit të organeve të tretjes dhe shëndetit mendor. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se probiotikët mund të zvogëlojë stresin dhe të përmirësojë shëndetin mendor, ndëra tani kanë dëshumar se ekziston një lidhje midis ankthit dhe mikroorganizmave të zorrëve.

Shkencëtarët, duke bërë eksperimente me minj, zbuluan se brejtësit që mbaheshin në mjedise pa baktere, për shkak të të cilave nuk kishte baktere ose mikroorganizma të tjerë në zorrë, kanë mikro molekula të ndryshme – RNK në korteksin prefrontal dhe amigdalën, zonat në tru të cilat janë përgjegjëse për ndjenjën e ankthit dhe depresioni.

Zbulimet kanë treguar se zorrët e shëndetshme janë të nevojshme për funksionimin e duhur të atyre pjesëve të trurit. Hulumtimi i Institutit Cork tregoi se minjtë me mikrobiomë gastrointestinale të dëmtuar dhe ata që asnjëherë nuk kishin pasur, vuanin nga ankthi anormal dhe depresioni, si dhe i kishin të dobësuara funksionet sociale dhe njohëse.

Megjithatë, hulumtuesit thonë se janë të nevojshme edhe shumë studime të tjera, që këto zbulime të aplikohen tek njeriu, pasiqë mekanizmi i saktë me të cilin bakteret ndikojnë në mikro-RNK e trurit nuk është zbuluar akoma.

“Ndoshta do të jetë e mundur të ndryshohet mikro-RNK në tru, në mënyrë që të trajtohen çrregullimet psikiatrike”, theksoi Dr. Gerard Clarke, një nga autorët e studimit.