Shkencëtarët britanikë të Universitetit të Nottingham dhe të Kolegjit Mbretëror në Londër, zbuluan se diversiteti bakterial i mikrobiomës së zorrëve ndikon shumë në ngurtësimin e arterieve të njohura si ateroskleroza, faktor ky i njohur për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shkalla e ngurtësimit të arterieve ishte më e madhe te individët me më pak diversitet të baktereve të mira në zorrë.
Ky zbulim demonstroi se me ndihmën e probiotikëve, barnave dhe ushqimit të duhur, mund të përmirësohet shëndeti kardiovaskular dhe të ulet rreziku ndaj sulmit në zemër.
Përndryshe, mungesa e biodiversitetit në mikrobiomën e zorrëve lidhet edhe me shumë sëmundje të tjera, përfshirë obezitetin, diabetin dhe sëmundjen inflamatore të zorrëve.
Gjithashtu duhet të theksohet se inflamacioni kontribuon në ngurtësimin e arterieve – arterosklerozë, shkruan “EurekAlert!”.