Shenjat jo të zakonshme që mund të zbulojnë problemet me zemrën

Nëse ndjeni dhimbje në stomak, kjo mund të nënkuptojë se zemra dërgon sinjale nëpërmjet dhimbjes në këtë pjesë.

Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ka paraqitur statistika të reja të cilat konfirmojnë se sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë e moshës mbi 35 vjeçare. Është e njohur se simptomat shpesh kalojnë pa u vënë re, prandaj është e rëndësishme që të dihet gjithçka për to.

Simptoma më e zakonshme e sulmit në zemër është presioni dhe dhimbja e gjoksit, por për fat të keq, në disa raste, kjo simptomë kryesore mund që të mos jetë prezente, personi i prekur nuk do të kuptoj se ka pësuar sulm në zemër. Pikërisht atëherë rreziku i vdekshmërisë është më i madh.

Këto janë disa simptoma jo të zakonta të cilat mund të zbulojnë problemet me zemrën.

Nyje ose këmbë të ënjtura

Sulmi në zemër mund të shkaktojë akumulimin e lëngjeve në trup, gjë që shkakton ënjtje të shputave, këmbëve ose stomakut. Kushtojini vëmendje shtimit në peshë ose humbjes së oreksit.

Dhimbje koke

Para se të merrni tableta kundër dhimbjeve, dijeni se dhimbja e kokës me intensitet të fortë është simptomë e zakonshme e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse vetë kokëdhimbja nuk duhet të jetë simptomë e sulmit në zemër, nëse shfaqet duke u ndjekur edhe nga simptoma të tjera, kërkoni kujdes mjekësor.

Lodhje

Kjo mund të jetë simptoma më e vështirë për tu vën re, pasiqë njeriu mund të jetë i lodhur për shumë arsye – pagjumësi, stres… Ka të bëjë me njohjen e lodhjes së pazakontë, siç është ngjitja e shkallëve në katin e dytë dhe papritmas ndjeni humbjen e pashpjegueshme të energjisë dhe vështirë mbusheni me ajër.

Dhimbje në stomak

Shumica do të reagojnë ndaj dhimbjes që përhapet nga gjoksi në shpinë dhe në krahun e majtë, por dhimbja që tregon për problemet e zemrës mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera të trupit. Kështu që, nuk është e pazakontë që pacientët të ankohen edhe për dhimbje abdominale. Nëse ndjeni dhimbje në stomak, kjo mund të nënkuptojë se zemra dërgon sinjale nëpërmjet dhimbjes në këtë pjesë. Megjithëse, dhimbja në stomak mund të tregojë për probleme të ndryshme, nëse ndjeshmëria është plotësisht e panjohur, pacienti duhet të kërkojë ndihmë mjekësore.

Dobësi

Disa njerëz mund të ndjejn dobësi të fortë dhe të pashpjegueshme disa ditë para sulmit në zemër, njejtë si para infarktit. Nëse ndjeheni shumë të lodhur edhe nga aktivitetet e thjeshta siç është ecja, kontaktoni me mjekun.

 

Marramendje

Ashtu si simptomat e tjera të përmenduar, edhe marramendja mund të jetë shkak për shqetësim. Nëse nuk bëhet fjalë për marramendje e cila është si pasojë e ngritjes së menjëhershme dhe nëse marramendja zgjat për një kohë të gjatë, shkoni tek mjeku menjëherë, pasiqë mund të jetë bllokim arteriesh që shkaktojnë probleme të tensionit të gjakut.