Nëse ndiheni të sëmurë në mëngjes, mos i injoroni shenjat e tilla. Këto pesë sëmundje, sipas mjekëve, mund të përkeqësohen në mëngjes.
Marramendje
Ndjenja e marramendjes në mëngjes mund të jetë shenjë e presionit të ulët të gjakut. Gjegjësisht, gjaku mblidhet në trup kur shtriheni, ndërsa pasi ngriheni gjaku shkon në këmbë dhe stomak, duke shkaktuar rënie të presionit të gjakut, shpjegojnë ekspertët.
Presioni i gjakut rregullohet shpejt, por nëse kjo ndodh shumë ngadalë, që quhet hipotension ortostatik, sipas ekspertëve, mund të ndjeni marramendje.
Dhimbje koke
Dhimbja e kokës në mëngjes mund të shkaktohet nga çrregullime të gjumit si pagjumësia. Çrregullimet e gjumit janë raportuar se shkaktojnë migrenë, ndërsa dhimbjet e kokës kanë më shumë gjasa të bëhen kronike te njerëzit me cilësi të dobët të gjumit.
Lodhja
Nëse zgjoheni të lodhur në mëngjes, mund të jetë shenjë e apnesë së gjumit (ndërprerje afatshkurtër e frymëmarrjes gjatë gjumit). Frymëmarrja ndalet disa herë gjatë gjumit dhe zgjat për disa sekonda. Njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit zgjohen të lodhur dhe të rraskapitur në mëngjes.
Nauze
Ndjenja e nauzeas në mëngjes mund të jetë shenjë e sheqerit të ulët në gjak. Diabetikët mund të kenë të përziera për shkak të veprimit të gjatë të insulinës, siç shpjegojnë ekspertët.
Dhimbje muskulore
Dhimbja e muskujve në mëngjes mund të jetë shenjë e fibromialgjisë (dhimbje kronike e muskujve dhe kockave). Kjo gjendje shoqërohet me lodhje, si dhe me çrregullime të humorit dhe gjumit.