Pa marrë parasysh se sa mund të shkruhet dhe të paralajmërohet, shumë njerëz akoma nuk e dinë se cilat janë simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të shumta, siç është kanceri i lëkurës, diabeti, çrregullimet e të ushqyerit…
Diagnostifikimi i hershëm mund të shpëtojë jetën. Kjo është lista e simptomave të hershme të një numër sëmundjesh serioze.
DIABETI
Simptomat e hershme përfshijnë:
- Urinimi i shpeshtë
- Humbja ose shtimi i peshës trupore pa ndonjë arsye
- Shikimi i turbullt
- Etje e theksuar
- Mavijosje ose plagë që shërohen ngadalë
- Lodhje e pashpjegueshme
- Ndjesi shpimi gjilpërash dhe dhimbje në duar
KANCERI I LËKURËS
Simptomat më të zakonshme janë:
- Trashja dhe skuqja e lëkurës
- Skuqje në fytyrë dhe qafë
- Nishane të reja
- Lezione të lëkurës që nuk shërohen
- Ndryshime të nishaneve
SËMUNDJE TË MUSKUJVE DHE NYJEVE
Simptomat janë:
- Dhimbje të vazhdueshme tek muskujt
- Ndjesi shpimi gjilpërash
- Ënjtje, inflamacion, mpirje ose skuqje në ose rreth nyjeve
- Mundësia e reduktuar për të lëvizur
SËMUNDJET RESPIRATORE
Simptomat janë:
- Pështyn gjak
- Kollë kronike (zgjat më shumë se një muaj)
- Frymëmarrje e vështirësuar
- Frymëmarrje e shkurtër
- Dhimbje kronike në gjoks (zgjat më shumë se një muaj)
- Tingull i mprehtë gjatë frymëmarrjes
- Prodhimi kronik i mukusit (që zgjat më shumë se një muaj)
SËMUNDJET E GJINJVE
Simptomat më të zakonshme janë:
- Ndjeshmëri e pazakontë tek gjinjtë ose dhimbje
- Ndryshime në thitha ose lëkurën e gjinjve
- Nyje
- Nyje nën sqetull
- Sekret nga thithat
PROBLEMET E SHËNDETIT RIPRODHUES TEK FEMRAT
Simptomat e zakonshme janë:
- Cikle menstruale të dhimbshme
- Kruajtje në zonën e organeve gjenitale
- Urinimi i shpeshtë
- Dhimbje të rënda të barkut ose dhimbje tëlegenit
- Sekret vaginal jo i zakontë
- Gjakderdhje midis menstruacioneve
VËSHTIRËSITË DIGJESTIVE DHE PROBLEMET ME LUKTHIN
Simptomat janë:
- Diarre
- Gjak në nevojën e madhe
- Të vjellurit gjak
- Ndryshime në rutinën e shkarkimit të zorrëve
- Gjakderdhja rektale
- Urthi
- Refluksi
- Kapsllëku
PROBLEME ME SISTEMIN URINAR
Simptomat përfshijnë:
- Urinim i dhimbshëm ose i shpeshtë
- Gjak në urinë
- Urinim në shtrat gjatë natës
- Humbja e kontrollit të fshikëzës
- Urinim i tepërt gjatë natës
ÇRREGULLIMET E TË USHQYERIT OSE PROBLEMET ME PESHËN
Simptomat janë:
- Pamja e shtrembëruar e trupit
- Dehidratimi
- Lodhja kronike
- Depresioni
- Të vjella
- Uri e tepërt
- Fiksimi pas ushqimit dhe peshës trupore
- Stërvitje e detyruar
- Etje e theksuar
TROMBOZA E THELLË VENOZE
Mund t’i ndjekin këto simptoma:
- Ënjtja e këmbëve, nganjëherë edhe e duarve
- Dhimbje në këmbë ose në duar
- Ngërçe në këmbë ose në krah
- Ndryshimi në ngjyrë të kuqe dhe të kaltër i lëkurës
- Këmbët dhe duart janë të ngrohta në prekje
Mirëpo, mos kujtoni se secila prej këtyre simptomave jo domosdoshmërisht do të thotë që ju keni ndonjë sëmundje të caktuar. Ju e njihni trupin tuaj më së miri, por nëse vëreni ndonjë ndryshim dhe simptomë që nuk largohet, konsultohuni me mjekun tuaj.