Nuk është aspak e pazakontë që herë pas here të ndjeni dhimbje në kyçe ose kocka, veçanërisht nëse jeni aktiv ose merrni pjesë në aktivitete të rënda. Këto dhimbje në atë rast, ka shumë të ngjarë të shkaktohen nga një dëmtim mekanik i muskujve, tendinit ose ligamentit, siç është ndrydhja ose inflamacioni.
Megjithatë, ndonjëherë dhimbja e kyçeve ose e kockave, veçanërisht nëse zgjat për një kohë të gjatë, mund të jetë një nga shenjat e para të artritit. Reumatologia Uzma Haque paralajmëron kundër kësaj, duke theksuar disa nga simptomat më të hershme të artritit që shumica e njerëzve i injorojnë.
Këto janë dhimbje në kyçe që vazhdojnë, ënjtje dhe ndjeshmëri e kyçeve, ngurtësi e kyçeve (veçanërisht në mëngjes), kërcitje e kyçeve, dhimbje në pjesë të trupit që kanë pësuar më parë një aksident, dhimbje në ijë, dhimbje simetrike në kyçe, si dhe mpirje në duar ose këmbë.
Secila nga këto shenja, paralajmëron Dr. Haque, tregon se ekziston një problem që duhet trajtuar ose të paktën të gjendet sepse këto simptoma janë treguesit e parë të artritit.