Shumica e grave kalojnë nëpër menopauzë gjatë jetës së tyre midis moshës 40 dhe 59 vjeçare. Por shumë gra që kanë më pak se 40 vjet kalojnë nëpër menopauzë të parakohshme, ndërsa shumica periudhën midis 40 deri 45 vjeç kalojnë në menopauzë të hershme. E vetmja gjë që e dallon menopauzën e hershme dhe menopauzën standarde është koha. Përkufizimi i saktë i menopauzës është mungesa e ciklit menstrual gjatë një periudhe një vjeçare pa arsye të tjera të dukshme, siç është shtatzënia, kanceri i gjirit ose hyperthyreosis.
Megjithëse mjekët plotësisht nuk e dinë fakti se çka e shkakton menopauzën e hershme, ekzistojnë dy indikatorë kryesorë: gjenetika ose anomali në strukturën e kromozomeve.
Menopauza e hershme i ka të njëjtat shenja si menopauza normale
- Djersitje gjatë natës
- Thatësi vaginale
- Humbja e masës kockore
- Çrregullimi i gjumit
- Ndjeshmëria dhe ndryshime të gjendjes shpirtërore
I vetmi dallim i madh në këto simptoma është se ato janë shumë më të rënda kur bëhet fjalë për menopauzën e hershme.