Kanceri është sëmundje kronike që mund të prekë këdo. Në varësi të moshës, gjeneve dhe zakoneve të jetesës, gjasat për kancer mund të rriten. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë. Ndërsa kanceri i gjirit, i mushkërive, i qafës së mitrës dhe i tiroides janë më të zakonshëm tek femrat, kanceri i mushkërive, prostatës, lukthit dhe mëlçisë është më i zakonshëm tek meshkujt.
Shpesh simptomat e kancerit mund të ngjajnë me simptomat e sëmundjeve të tjera jo të rrezikshme, të cilat mund të çojnë në diagnostikim të vonshëm. Në vijim do të lexoni se cilat janë shenjat e kancerit që meshkujt shpesh i injorojnë, por që nuk duhet.
Ndryshim i testikujve
Burrat duhet të kontrollojnë shpesh testikujt e tyre për të shmangur ndryshimet në madhësi, ngjyrë ose strukturë. Ashtu si gratë duhet të kontrollojnë rregullisht gjinjtë e tyre, burrat duhet të bëjnë të njëjtën gjë me testikujt e tyre. Nëse vëreni se njëri ose të dy testikujt kanë ndryshuar përmasa ose vëreni gungë / nyjë, nuk duhet ta injoroni, por duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Mund të jetë shenjë e kancerit të testikujve.
Ndryshimet e lëkurës
Kanceri i lëkurës manifestohet ndryshe tek burrat dhe gratë. Edhe pse duket të jetë më e zakonshme tek gratë, sipas Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë, burrat kanë më shumë gjasa të vdesin nga melanoma sesa gratë. Prandaj është shumë e rëndësishme të vëreni çdo ndryshim në lëkurë pasi mund të jetë më shumë se një djegie nga dielli. Prandaj, nëse vëreni gjakderdhje ose dhimbje të pazakontë ose nëse gjeni njolla dhe lytha të pazakonta, konsultohuni me dermatologun.
Vështirësi gjetë urinimit
Vështirësitë gjatë urinimit mund të sinjalizojë se ekzistojnë disa probleme beninje. Megjithatë, nëse ato ndodhin në kombinim me gjak në urinë ose spermë, si dhe dhimbje dhe parehati të shoqëruara me mosfunksionim erektil, mund të jetë shenjë e kancerit të prostatës që mund të jetë kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet.
Kollë kronike
Kolla kronike dhe e vazhdueshme mund të nënkuptojë shumë. Por nëse zgjat tre javë ose më shumë dhe nuk keni të ftohtë dhe nuk keni simptoma alergjie, mund të tregojë kancer të mushkërive. Nëse keni simptoma shoqëruese si fishkëllimë, gulçim, zë të ngjirur ose kollitje me gjak, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
Plagë në gojë
Të gjithë kemi pasur plagë të dhimbshme në gojë, por me kalimin e kohës ato shërohen vetë. Megjithatë, nëse keni plagë në gojë (afta) që nuk shërohen dhe çojnë në dhimbje dhe ënjtje të vazhdueshme, kjo mund të tregojë disa lloje të kancerit oral. Njerëzit që pinë duhan duhet t’u kushtojnë vëmendje të veçantë këtyre gjërave.
Probleme me gëlltitjen
Ënjtja dhe dhimbja e fytit është e njohur për të gjithë si një nga simptomat e koronavirusit, por nëse vazhdon, nuk ndalet për disa javë dhe e bën të vështirë gëlltitjen e ushqimit – telefononi mjek dhe bëni testin për kancer të fytit, lukth ose mushkëri.
Lodhje e vazhdueshme
Lodhja mund të jetë simptomë pothuajse e çdo sëmundjeje. Edhe një ftohje e zakonshme mund të ul nivelet tuaja të energjisë. Megjithatë, nëse jeni të lodhur për më shumë se një muaj ose ndiheni të ngulfatur, vizitoni mjekun që do t’ju japë diagnozën e duhur. Ekspertët besojnë se lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e leuçemisë ose limfomës.