Qarkullimi i dobët mund të shkaktojë çrregullime serioze shëndetësore dhe të çojë në shafqjen e tensionit të lartë të gjakut, probleme me zemrën, dëmtimin e organeve, goditjen në tru, venat e zgjeruara, probleme të veshkave. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se, gjatë qarkullimit të dobët trupi nuk i merr të gjitha nevojat themelore për funksionimin normal.
Qarkullimi i dobët është problem që paraqitet atëherë kur qarkullimi i gjakut është i kufizuar në pjesë të caktuara të trupit. Problem më të zakonshëm paraqesin gjymtyrët, sidomos gishtat. Por qarkullimi i dobët nuk përjashtohet mundësia që të shfaqet edhe në ndonjë pjesë tjetër të trupit. Si shkaku më i zakonshëm i qarkullimit të pamjaftueshëm, domethënë akumulimit të sedimentit në brendësi të enëve të gjakut dhe kapilarëve, nga çka pengohet funksionimin normal i tyre, është prania e yndyrës në muret e brendshme të qelizave.
Në të shumtën e rasteve, tek të rriturit shkak kryesor i qarkullimit të dobët është mënyra e jetesës dhe mungesa e aktivitetit fizik, si dhe ushqimet shumë të yndyrshme dhe të ëmbla. Sipas këtyre simptomave mund të njihni qarkullimin e dobët të gjakut.
- këmbë dhe gishta të ftohtë – jo vetëm në dimër;
- duar dhe gjishta të ftohta;
- lëkurë e thatë, pavarësisht ujit që konsumohet mjaftueshëm;
- ënjtja dhe mbajtja e ujit sidomos tek këmbët;
- mpiksje të gjakut dhe vena të zgjeruara;
- ndjenja e mpirjes në pjesë të caktuara të trupit, sidomos në gjymtyrë;
- dhimbje koke; lodhja ose mungesa e energjisë shumicën e kohës;
- marramendje të shpeshta