Shenjat që tregojnë se keni probleme serioze me hormonet

Çrregullimi i niveleve të hormoneve përveç se ndryshon gjendjen shpirtërore dhe shkakton depresionin, mund të shkaktoj edhe çrregullim të funksionimit të të gjithë organizmit.

Hormonet janë mjaft të rëndësishme për funksionimin e organizmit, por shpesh ato mund të çrregullohen dhe të vjen deri te çekuilibrimi i niveleve të tyre. E rëndësishme është që të njihen simptomat e mosbalancimit hormonal në kohën e duhur dhe të bëhet një vizitë te mjeku. Çrregullimi mund të jetë si pasojë e mjaft arsyeve, ndërsa më se shpeshti është stresi, ushqimi i keq, pagjumësia ose inaktiviteti fizik.

Ndryshimet në nivelet e hormoneve ndjeshëm mund të ndikojnë në shëndetin dhe sjelljen e njeriut, prandaj është e rëndësishme që çrregullimi të kthehet në gjendjen normale sa më parë që të jetë e mundur me qëllim që organizmin juaj të funksionojë përsëri.

Përveç numrit të faktorëve të jashtëm si ndotja, stresi, ushqimi i dobët dhe joaktiviteti, nivelet e hormoneve mund të ndikohen edhe nga një numër faktorësh natyrorë siç janë cikli menstrual, shtatzënia dhe menopauza. Ekuilibri hormonal gjithashtu mund ta pengojë edhe marrja e kontraceptivëve dhe barnave, si dhe kimioterapia.

7 shenja që tregojnë se keni probleme serioze me hormonet

  1. Probleme me gjumin, djersitje gjatë natës dhe lodhje
  2. Menstruacione të çuditshme dhe dëshirë seksuale të zvogëluar
  3. Rritja e shpejtë e qimeve të errëta
  4. Ndryshimet e lëkurës: puçrra, akne…
  5. Probleme me kujtesën, dhimbje koke dhe migrenë
  6. Uri e vazhdueshme dhe shtimi në peshë ose humbja e menjëhershme e peshës
  7. Ndryshimet e humorit dhe depresioni