Varianti omicron nuk ndikon në sistemin e sipërm respirator, që do të thotë se mushkëritë e shumicës së pacientëve të infektuar me omikron janë të kursyera. Megjithatë, ajo sjell me vete simptoma që është e vështirë të dallohen nga ftohja e zakonshme, kështu që njerëzit shpesh nuk shkojnë për analiza.
Nëse keni qenë të sëmurë kohët e fundit dhe nuk jeni testuar, këto shenja mund të tregojnë se keni pasur variantin omikron të COVID-19.
SIMPTOMAT KYÇE
Deri më tani, ethet, kolla dhe humbja e shqisës së nuhatjes kanë qenë shenja të sigurta se jeni me COVID-19. Kjo ka ndryshuar me omicron. Tani simptomat më të zakonshme janë dhimbja e fytit, rrjedhje hundësh, dhimbja e kokës, lodhja dhe dhimbjet e trupit. Prof. Tom Spector, kreu i një studimi që monitoron simptomat e COVID-19, thotë se të gjithë me këto simptoma duhet të testohen.
- Të gjithë në familje u sëmurën një nga një
Në përgjithësi, viruset respiratore janë shumë infektive, megjithatë COVID-19 është aktualisht më i përhapuri në botë. Është treguar gjithashtu se omicron është shumë më i lehtë për t’u transmetuar, sesa variantet e mëparshme dhe është e vështirë për dikë që të mos infektohet nëse bie në kontakt me një person të infektuar.
Prandaj, nëse keni qenë të sëmurë dhe keni vënë re se të gjithë në shtëpi sëmuren një nga një, ndoshta bëhet fjalë për variantin omicron.
- Probleme me tretjen
Sipas raportimeve të fundit, edhe të infektuarit me omicron raportojnë se kanë probleme me tretjen. Të vjellat, të përzierat dhe humbja e oreksit janë të lidhura me variantin omicron.
- Rënia e flokëve në sasi të mëdha
Alopecia ose humbja e flokëve është simptomë e zakonshme tek shumë persona që i kanë kaluar COVID-19. Ekspertët ia atribuojnë këtë stresit emocional, leukociteve ose çlirimit të citokineve proinflamatore në përgjigje të virusit të trupit. Prandaj, nëse vëreni papritur se ju bien flokët dhe nuk jeni testuar, ndoshta e keni kaluar infeksionin me omikron.
- Infeksion i syve ose skuqje
Sipas mjekëve, infeksion i syve ose skuqja e çuditshme në gishtat e këmbëve mund të jetë një shenjë se ju keni kaluar omicronin – COVID-19.
Edhe pse të lehta, nëse keni simptoma, qëndroni në shtëpi, izolohuni dhe monitoroni për simptoma. Mbani maskë dhe rruani distancën, veçanërisht nga kategoritë më të rrezikuara të njerëzve.