Sado që të shkruhet dhe paralajmërohet, shumë njerëz ende nuk e dinë se cilat janë simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të shumta, si kanceri i lëkurës, diabeti, shëndeti riprodhues.
DIABETI
Simptomat e hershme përfshijnë:
- Urinimi i shpeshtë
- Humbje apo shtim në peshë pa asnjë arsye
- Shikim i turbullt
- Etje e theksuar
- Mavijosje ose plagë që shërohen ngadalë
- Lodhje e pashpjegueshme
- Dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar
KANCERI I LEKURËS
Simptomat më të zakonshme janë:
- Trashje dhe skuqje e lëkurës
- Skuqje e fytyrës dhe qafës
- Nishane të reja
- Lezionet e lëkurës që nuk shërohen
- Ndryshimet e nishaneve
SËMUNDJET E MUSHKËRIVE
Simptomat janë:
- Kollitja e gjakut
- Kollë kronike (që zgjat më shumë se një muaj)
- Frymëmarrje e vështirësuar
- Frymëmarrje e shkurtër
- Dhimbje kronike në gjoks (që zgjat më shumë se një muaj)
- Prodhimi kronik i mukusit (që zgjat më shumë se një muaj)
SËMUNDJET E GJIRIT
Simptomat më të zakonshme janë:
- Ndjeshmëri ose dhimbje e pazakontë e gjirit
- Ndryshime në thithkat ose lëkurën e gjirit
- Nyje
- Nyje nën sqetulla
- Shkarkimi nga thithkat
PROBLEMET E SHËNDETIT RIPRODHUES TE GRATË
Simptomat e zakonshme janë:
- Cikle menstruale me dhimbje të forta
- Kruajtje në zonën gjenitale
- Urinimi i shpeshtë
- Dhimbje të forta të barkut ose legenit
- Shkarkim i pazakontë vaginal
- Hemorragji midis periodave
SHQETËSIMET DIGJESTIVE DHE PROBLEMET ME LUKTHIN
Simptomat janë:
- Diarreja
- Gjak në jashtëqitje
- Të vjella me gjak
- Ndryshime në rutinën e shkarkimit të zorrëve
- Gjakderdhje rektale
- Thartirë
- Refluksi
- Kapsllëku
PROBLEME ME SISTEMIN URINAR
Simptomat përfshijnë:
- Urinim i dhimbshëm ose i shpeshtë
- Gjak në urinë
- Urinimi në shtrat gjatë natës
- Humbja e kontrollit të fshikëzës
- Urinimi i tepërt gjatë natës
TROMBOZA E THELLË VENOZE
Mund të pasohet nga këto simptoma:
- Ënjtje e këmbëve, ndonjëherë edhe e duarve
- Dhimbje në këmbë ose krahë
- Ngërçe në këmbë ose krahë
- Ndryshimet e lëkurës në ngjrë blu ose të kuqe
- Këmbët dhe duart gjatë prekjes janë të nxehta
Vini re se secila prej këtyre simptomave nuk do të thotë domosdoshmërisht menjëherë se keni një sëmundje të veçantë. Ju e njihni trupin tuaj më së miri, por nëse keni vënë re ndonjë ndryshim dhe simptomë që nuk largohet, konsultohuni me mjekun tuaj.