SHEQERI I LARTË PËR SHKAK TË COVID-19: Ky lloj diabeti është i përkohshëm apo zgjat gjatë gjithë jetës?

Shumica e pacientëve që u diagnostikuan me diabet gjatë shtrimit në spital përjetuan probleme më të lehta me nivelet e sheqerit në gjak, por një formë më e rëndë e COVID-19, krahasuar me pacientët me histori diabeti.

Sipas të dhënave të reja, diabeti i zhvilluar te pacientët me formë të rëndë të COVID-19 gjatë shtrimit në spital mund të jetë vetëm i përkohshëm dhe nivelet e sheqerit në gjak mund të kthehen në normale tek këta pacientë pas shërimit.

Studiuesit kryen një studim me 594 pacientë që shfaqën shenja të diabetit pasi u shtruan në spital për COVID-19, nga të cilët 78 të anketuar nuk ishin diagnostikuar më parë me diabet.

Shumica e pacientëve që u diagnostikuan me diabet gjatë shtrimit në spital përjetuan probleme më të lehta me nivelet e sheqerit në gjak, por një formë më e rëndë e COVID-19, krahasuar me pacientët me histori diabeti.

Studiuesit e Journal of Diabetes and Its Complicationse raportuan se në 40 për qind të pacientëve të diagnostikuar me diabet gjatë shtrimit në spital, një vit më vonë nivelet e sheqerit në gjak ranë nën pragun e diagnostikimit.

“Këto rezultate sugjerojnë se diabeti i sapo diagnostikuar mund të jetë gjendje kalimtare e lidhur me stresin akut të shkaktuar nga infeksioni me koronavirus”, tha Dr. Sarah Cromer nga Spitali i Përgjithshëm Massachusetts në Boston.

Rezultatet e hulumtimit tonë, thekson Dr. Cromer, tregojnë se shfaqja e insulinës së pamjaftueshme, nëse vjen deri aty, nuk është e përhershme.

“Këta pacientë kanë nevojë vetëm për insulinë dhe barna të tjera për një kohë të shkurtër, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që mjekët të monitorojnë nga afër rrjedhën e sëmundjes për të përcaktuar nëse gjendja e tyre do të përmirësohet dhe në cilën pikë”, tha ajo.