SHERBIM I RI NË AMBULANCËN FIZIOTERAPIKE ERGON IASTM: Mobilizimi i indeve të buta të asistuara nga instrumentet

Bëhet fjalë për një teknikë manuale gjatë së cilës përdoren mjete (instrumente) të posaçme për të kryer këtë trajtimi. Përdoret për të zbuluar dhe trajtuar çrregullimet e indeve të buta.

Kjo teknikë është e disponueshme në ambulancën e fizioterapisë në klinikën "Zhan Mitrev" dhe kryhet nga fizioterapistë me përvojë dhe të trajnuar siç duhet: Bllaze Arsov, fizioterapist i diplomuar.

SHKRUAN:
Bllazhe Arsov
fizioterapeut i diplomuar

♦♦♦♦♦♦♦

Mobilizimi i indeve të buta me ndihmën e instrumenteve (IASTM) është një ndërhyrje e kualifikuar myofasiale e cila përdoret ër trajtimin e indeve të buta. Ajo bazohet në parimet e masazhit të kryqëzimit të Xhejms Ciriax.

Zbatohet duke përdorur instrumente që janë bërë zakonisht prej çeliku të pandryshkshëm me skaje të prera dhe konture që mund të përputhen me vende të ndryshme anatomike të trupit

Mjetet e tilla, të përdorura nga një fizioterapist i kualifikuar dhe i aftë, mundësojnë nëpërmjet teknikave të ndryshme ndikimin e drejtpërdrejtë në shtypje, depërtim më të thellë gjatë manipulimeve në lëkurë, miofaski, muskuj dhe tendinat.

Vlerësohet se vetë teknika ka evalouar nga Gua sha – një metodë që përdoret në mjeksinë kineze. Edhe pse Gua sha përdor instrumente me skaje të lëmuara, megjithatë aplikimi, qëllimi dhe metoda e saj janë të ndryshme nga metoda IASTM.

Zbatimi i mikrotraumës në strukturën e prekur të indeve të buta shkakton stimulimin e përgjigjes inflamatore lokale. Mikrotrauma më pas fillon reabsorbimin e indeve të tepërta të mbresë dhe fibrozës dhe lehtëson një kaskadë veprimesh shëruese që rezultojnë në rimodelimin e strukturave të indeve të buta.

SI FUNKSIONON?

Instrumentet mund të zbërthejnë në mënyrë efektive kufizimet fasciale dhe indet mbresë përreth. Dizajni ergonomik i këtyre instrumenteve i siguron praktikuesit aftësinë për të lokalizuar kufizimet duke trajtuar gjithashtu zonën e prekur me presionin e duhur.

Zbatimi i mikrotraumës së kontrolluar në strukturën e prekur të indeve të buta shkakton stimulimin e përgjigjes inflamatore lokale. Mikrotrauma më pas fillon reabsorbimin e indeve të tepërta të mbresë dhe fibrozës dhe lehtëson një kaskadë veprimesh shëruese që rezulton në rimodelimin e strukturave të indeve të buta të prekura. Ngjitjet e indeve të buta të cilat jenë zhvilluar si rezultat i operacionit, imobilizimit, përdorimit të tepërt ose mekanizmave të tjerë rindërtohen.  Kjo mundëson restaurimin plotë funksional.

Mobilizimi i indeve të buta me ndihmën e instrumenteve (IASTM) zbatohet duke përdorur instrumente që janë bërë zakonisht prej çeliku të pandryshkshëm me skaje të prera dhe konture që mund të përputhen me vende të ndryshme anatomike të trupit. Mjetet e tilla, të përdorura nga një fizioterapist i kualifikuar dhe i aftë, mundësojnë nëpërmjet teknikave të ndryshme ndikimin e drejtpërdrejtë në shtypje, depërtim më të thellë gjatë manipulimeve në lëkurë, miofaski, muskuj dhe tendinat.

RASTET TEK TË CILAT ZBATOHET MË SË SHPESHTI IASTM:

  • Epicondylitis medial;
  • Epicondylitis lateral;
  • Sindroma e tunelit karpal;
  • Dhimbe në qafë;
  • Fashiti plantar;
  • Tendiniti rotator;
  • Tendina patelare;
  • Tendina e pasme e tibisë;
  • Dhimbje e shputës/ tendina e Akilit;
  • Sindroma e DeQuervain-it;
  • Mbresë post-traumatike dhe kirurgjike;
  • Dhimbje myofasciale;
  • Çekuilibër muskuloskeletal;
  • Ënjtje kronike e gjujve të lidhura me zgjatjen/terheqjen
  • Tërheqja e ligamenteve;
  • Tërheqja e muskujve;
  • Dhimbje në shpinë;
  • Dhimbje e belit;
  • Sindroma ilotibiale;
  • Ndrydhje e kyçit të këmbës;
  • Mbresë (kirurgjike, traumatike).

IASTM gjithmonë duhet të kombinohet me programin e lëvizjes për përforëcim dhe përmirësimin e rimodelimit të indeve

EFEKTET ANËSORE

  • Plagë e hapur (vendi i pashëruar)
  • Frakturë e pashëruar;
  • Tromboflebitis;
  • Hipertensi e pakontolluar;
  • Jotolerimi/hipersensitivizmi i pacientit;
  • Hematomë;
  • Osteomielitisi;
  • Miozitis ossificans;
  • Hemofili;
  • Masat e përkujdesit;
  • Ilaçe antikuagulative;
  • Kancer;
  • Vena të zgjeruara;
  • Nishane nga djegiet;
  • Gjendje inflamatore akute;
  • Disfunksionim i veshkave;
  • Gjendje inflamatore sekondare;
  • Artriti reumatik;
  • Shtatzëni

PËRFITIMET

Mekanizmi Fiziologjik

Shumica e kërkimeve (studimeve) janë fokusuar në përfitimet e IASTM në nivel qelizor. Përgjigja inflamatore e inicuar përmes mikrotraumës në indet e prekura rezulton në rritjen e proliferimit të fibroblasteve, sintezën e kolagjenit, maturimin dhe rimodelimin e një indi të çorganizuar të fibrave të kolagjenit pas aplikimit të IASTM. Që rezulton në çlirimin e indit, ngjitjeve dhe fushave të kufizimeve të trupit tuaj.

Instrumentet mund të zbërthejnë në mënyrë efektive kufizimet fasciale dhe indet e buta përreth. Dizajni ergonomik i këtyre instrumenteve i siguron praktikuesit aftësinë për të lokalizuar kufizimet dhe njëkohësisht ti trajtojë zonat e prekura me ushtrimin e presionit të përshtatshëm.

Fibroblasti konsiderohet qeliza më e rëndësishme në indin jashtëqelizorË (ESM). Rigjenerimi dhe mirëmbajtja e indeve të buta ndodh në ESM. Fibroblasti sintetizon ESM, i cili përfshin kolagjenin, elastinën dhe proteoglikanet, npërmjet shumë substancave të tjera thelbësore. Fibroblastet kanë aftësinë detektojnë sforcimet biofizike si, prerja dhe rrjedha e lëngut, dhe të krijojnë një përgjigje kimike.

PËRFITIMET KLINIKE

Studimet kanë konfirmuar gjithashtu përfitimet klinike të IASTM: përmirësime në diapazonin e lëvizjes, forcën dhe perceptimin e dhimbjes pas trajtimit. Melham dhe bashkëpunëtorët e tij zbuluan se IASTM përmirësoi ndjeshëm gamën e lëvizjes së një lojtari të futbollit pas 7 javësh IASTM dhe terapisë fizikale. Ata gjithashtu vunë re se indi mbresë që rrethonte malleolusin anësor u ul dhe u rimodelua pas aplikimit të IASTM. Villsoni dhe bashkëpunëtorët e tij gjetën përmirësime në fushën e dhimbjes, pra reduktimin e saj dhe shkallën e dëmtimit në 6 dhe 12 javë pas aplikimit të IASTM për tendinitin patellar.

Mobilizimi i indeve të buta me ndihëm e instrumntit (IASTM) është intervenim i kualifikuar myofacial e cila përdoret për trajtimin e indeve të buta. Ajo bazohet në parimet e masazhit të kryqëzimit të Xhejms Siriax

ZBATIMI PRAKTIK

IASTM gjithmonë duhet të kombinohet me programin e lëvizjes për përforëcim dhe përmirësimin e rimodelimit të indeve.

  1. Zbatimi i IASTM-së kryhet në gjashtë hapa:
  2. Kontrollë-vlerësim.
  3. Stërvitje në kohëzgjatje prej 10 deri në 15 minuta me nje me një bicikletë statike.
  4. Tretman IASTM I cili zbatohet në një kënd prej 30 deri në 60 shkallë për 40 deri 120 sekondave.
  5. Tërheqje – tre séanca në kohëzgjatje prej 30 sekondave.
  6. Krioterapi në kohëzgjatje prej 10 deri në 20 minuta.

Është shumë e rëndësishme të përmendim këtu dezinfektimin e instrumentit për të shmangur bartjen e  infeksioneve. Dezinfektimi rekomandohet të behet me dezinfektues si alkooli izopropil, dhe më pas të lahet sapun dhe ujë që të hiqen të gjitha mbetjet kimike në të të dezinfektuesit në instrument. Nëse mjeti ka qenë në kontakt me gjak, lëngje trupore, mukoza ose lëkurë të paprekur, atëherë ai dezinfektohet me një dezinfektues të nivelit më të lartë.

Kjo teknikë është e disponueshme në klinikën e fizioterapisë në Klinikën Zhan Mitrev dhe kryhet nga fizioterapistë me përvojë dhe të trajnuar. Për më shumë informacione dhe caktim të termineve paraqituni në telefononin 02/3091-484.

Përktheu dhe përshtati S.N