Shëroni aneminë në mënyrë natyrale

Nëse ndjeheni i rraskapitur dhe jeni i zbehtë, kjo mund të jetë si pasojë e anemisë. Kjo sëmundje mund të trajtohet në mënyrë krejtësisht të natyrale.

Anemia është gjendje në të cilën trupi nuk ka dhe nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut ose gjendja kur këto qeliza nuk e bëjnë atë se çfarë është funksioni i tyre.

Shkaqet e anemisë ndryshojnë, ashtu siç ndryshojnë llojet e trajtimit të kësaj gjendje. Megjithatë, metodat më të njohura për trajtimin e anemisë janë mjetet natyrale. Duke pasur parasysh se shkaktarët e anemisë mund të jenë të ndryshëm dhe çdokujt mund t’i ndodh të ndjehet i rraskapitur dhe të duket i zbehtë, nëse kjo gjendje është permanente, është e nevojshme që të kërkohet ndihmë mjekësore.

Kur trupi ka mungesë të qelizave të kuqe të gjakut, ngjyra e lëkurës zbehet dhe mund të vërehet në çdo pjesë të trupit. Niveli i ulët i hemoglobinës në të njëjtën kohë e bën më të vështirë funksionin e zemrës, gjë që bën që zemra të kryej funksionin e saj me përpjekje më të mëdha për të mbajtur rrahjet normale. Nëse trupit ka mungesë të një sasie  oksigjeni, i cili shkaktohet nga një numër i pamjaftueshëm i qelizave të gjakut, atëherë trupi duhet të punojë dy herë më shumë për të prodhuar energji të mjaftueshme për obligimet e përditshme.

Një nga organet që ka nevojë për oksigjen dhe që varet nga ai është truri. Nëse truri nuk merr oksigjen të mjaftueshëm, individi vështirë fokusohet dhe vështirë i kryen detyrat e përditshme.

Anemia shkakton plasaritje të buzëve, veçanërisht në skajet të cilat bëhen të bardha dhe të dëmtuara. Për shkak të këtij çrregullimi, është e mundur që të shfaqen prirje të çuditshme ushqimore.

TRAJTIMI NATYRAL

Merrni yndyrna të shëndetshme, siç është vaji i peshkut dhe vaji i ullirit. Rekomandohet që të shmangni ushqimet e përpunuara. Të ushqyerit duhet të përfshijë kefir, djathë dhe jogurt. Rekomandohet konsumimi më i madh i fasuleve, ushqimeve të gjelbra dhe citruseve.

Vitamina B12 rrit nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe gjendet në mish, vezë, prodhimet e qumështit, peshk dhe frutat e detit. Hekuri, futja e të cilit duhet të rritet, është i pranishëm tek mishi i kuq, spinaqi, brokoli dhe frutat e thatë.