I shijshëm dhe i shëndetshëm – Rrushi i thatë ul kolesterolin dhe mbron nga kanceri

Kush do të kishte menduar se rrushi i thatë është burim natyral i vitaminave! Mjekët e lashtë kinezë përdornin rrushin e thatë që të ruanin shëndetin e tyre. Ja materiet ushqyese që i përmban:

Për shikim më të mirë
Rrushi i thatë përmban beta-karoten, vitamina dhe kalciumi – substanca këto të cilat janë mjaft të rëndësishme për shëndetin e syve. Gjatë procesit të plakjes ato ndihmojnë që mos të dobësohet shikimi, madje kanë edhe efekt anti-inflamator.

Parandalon kancerin
Çaji i rrushit zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Rrushi i thatë përmban komponime fenolike të cilat e vrasin ose e pengojnë rritjen e qelizave të kancerit.

Gjatë problemeve me tretjen e ushqimit 
Rrushi i thatë është mjaft i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Sëmundjet e sistemit nervor
Sasia e madhe e mikroelementeve te rrushi i thatë ndihmon në përmirësimin e koordinimit, kujtesës dhe përqendrimit.

Parandalimi dhe mjekimi i anemisë
Rrushi i zi është mjaftë i pasur me hekur dhe vitaminë B, mungesa e të cilit shkakton anemi. Ja edhe një arsye tjetër që të shtoni rrushin e thatë në menunën tuaj. Një grusht rrush i thatë përmban 5% të dozës ditore të hekurit në gjak.

Kontrolli i peshës
Nëse jeni në dietë, rrushi i thatë mund të zëvendësojë ëmbëlsirat tradicionale. Është burim i energjisë dhe ngopjes, kështu që është ideale si shtojcë në një rostiçeri të shëndetshëm.

Shëndeti i dhëmbëve
Fibrat e rrushit të thatë e pastrojnë sipërfaqen e dhëmbëve në mënyrë natyrale, ndërsa aciditeti i lartë i frutit të thatë merr pjesë në luftën kundër baktereve në zgavrën e gojës. Kontribuon në forcimin e dhëmbëve dhe parandalon shfaqjen e kariesit.

Ul kolesterolin
Me ndihmën e rrushit të thatë mund të ulet niveli i kolesterolit, në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme. Ka efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular.

Aktiviteti seksual
Shkencëtarët kanë dëshmuar se rrushi i thatë ka tipare të paçmueshme, që ndihmojnë në përmirësimin e jetës seksuale si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat. Kjo është arsyeja që në mjekësinë popullore kineze përdoret në rast të problemeve me ereksionin, eksitimin dhe stimulimin e dëshirës seksuale.