Në spitalin klinik “Zhan Mitrev” filloi punën qendra e re e oftalmologjisë në bashkëpunim me Promedika Ophthalmology e cila ofron kujdes të avancuar për sytë tuaj.
Qendra përbëhet nga një ekip mjekësor me përvojë, i cili punon me aparatura më të mira për të kryer një diagnozë gjithëpërfshirëse oftalmologjike.
Janë të disponueshme të gjitha llojet e ekzaminimeve okulistike, ekzaminimet subspecialitike, ekzaminimet okulistike pediatrike, retinologjia, ekzaminimi i kataraktit, ekzaminimi i glaukomës, ekzaminimi okuloplastik dhe konsultimi me oftalmologun. Gjithashtu aplikohet korrigjimi me laser i dioptrave, strabizmit dhe implantimi i IOL-ve multifokale. Ndjekja dhe trajtimi i pacientëve me keratokonus, diagnostikimi dhe trajtimi në kirurgjinë e kataraktit me implantimin e IOL-ve monofokale, bifokale dhe multifokale, diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me glaukoma, ndjekja dhe trajtimi i segmentit të pasmë, terapia intravitreale (Anti VEGF) dhe kirurgjia vitreoretinale.
Me rastin e hapjes së kësaj qendre të re, gjatë gjithë muajit shtator, , ekzaminimi subspecialitik për ju dhe të dashurit tuaj do të ketë 10% ulje. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë ata që kanë nevojë për një tretman dhe diagnostikim profesional të caktojnë një terminë dhe të marrin shërbimin më të mirë për sytë e tyre. Për të rezervuar terminin tuaj telefononi në 02/3091-484