Shkaktarët e fshehtë që nxisin zbokthin

Stresi e përkeqëson shëndetin e lëkurës së kokës, gjë që shkakton kruajtje, qërim dhe skuqje.

Nëse keni probleme me zbokthin, përveç reagimeve ndaj disa preparateve, kjo gjë mund të jetë edhe si rezultat i ndonjë ushqimi, larja e shpeshtë e flokëve e madje edhe stresi.

Ndjeshmëria ndaj kërpudhave natyrale të kokës

Pavarësisht mendimit, zbokthi nuk krijohet si pasojë e lëkurës së thatë të kokës. Kjo dukuri mund të shkaktohet edhe nga paraqitja e kërpudhave të cilat ushqehen me yndyrën e flokëve. Prandaj, njerëzit me flokë të yndyrshëm vuajnë nga zbokthi.

Stresi

Nervoza dhe stresi ndikojnë në të gjithë organizmin, kështu që as edhe lëkura e kokës nuk kureshet. Stresi përkeqëson shëndetin e lëkurës së kokës, gjë që shkakton kruajtje, qërim dhe skuqje.

Nuk i lani flokët si duhet

Nëse nuk aplikoni mjaftueshëm shampo tek flokët, ose nuk i lani plotësisht, lëkura e kokës do të reagojë dhe do të fillojë të qërohet për shkak të sekretimit të rritur të sebumit, domethënë për shkak të gjëndrave të djersës së kokës.

Ushqimi jo i duhur

Ushqimi që nuk është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, e varfëron cilësinë e lëkurës dhe flokëve. Përveç kësaj, disa artikuj ushqimorë e shtojnë zbokthin, siç janë trans yndyrnat dhe kripa. Prandaj, zgjidhni ushqime të pasura me acide yndyrore omega 3, të tilla si avokado, arra dhe ullinj, për të parandaluar qërimin e lëkurës.

Preparate të shumta

Xhelet, shkuma dhe shprejet e flokëve mund të shkaktojnë zbokthin, pasiqë lëkura e kokës shpejt bëhet më e yndyrshme dhe e rrit rrezikun e paraqitjes së kërpudhave të cilat shkaktojnë qërimin e lëkurës.