Nëse shpesh ndjeni dhimbje në gjunjë, sigurisht vëmendje duhet t’u kushtoni shkaqeve të mundshme si këto që do ti lexoni në vijim.
MBIPESHA
Gjunjët ndjejnë presion i cili është madje për pesë herë më i madh se pesha e trupit, prandaj nuk është për t’u habitur që obeziteti shkakton dhimbje. Humbja e kilogramëve të tepërt është kyç për parandalimin e dhimbjeve, si dhe dëmtimeve të ndryshme në gjunjë dhe indeve lidhëse.
DEPRESIONI
Në një hulumtim, shkencëtarët kanë zbuluar se personat që vuajnë nga depresioni kanë një rrezik në rritje të dhimbjeve në gju. Kjo mbështetet nga fakti se personat që vuajnë nga depresioni, dhimbja në gjunjë fillon t’u reduktohet menjëherë pas marrjes pas marrjes së barnave kundër depresionit.
STËRVITJE E TEPRUAR OSE STËRVITJE ME INTENSITET TË TEPRUAR
Në një studim, shkencëtarët kanë arritur në përfundim se njerëzit që stërviten shumë ose që stërviten me intensitet të tepruar, kanë një rrezik më të lartë t’ju paraqiten dhimbje në gju.
CERMA
Cerma është një formë e artritit, e cila shfaqet tek personat të cilët konsumojnë tepër mish të kuq. Nëse shpesh ndjeni dhimbje në gjunjë, ndërsa nuk mund të gjeni një shpjegim logjik, sigurisht kushtojini vëmendje asaj që hani.