SHKENCA DHE DISTANCIMI SOCIAL: Kur u vendos për herë të parë rregulli i distancimit prej dy metrash, cili është dallimi midis distancimit social dhe atij publik…

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se distanca prej një metri është e sigurt, por në vend dhe në një numër vendesh të tjera evropiane ajo "distancë e sigurt" është prej dy metrash.

Shumica e vendeve evropiane, përfshirë Maqedoninë, janë në proces të lehtësimit të masave të mbrojtjes nga koronavirusi. Rekomandimet ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, por një gjë është e njëjtë kudo: pa marrë parasysh sa do të lehtësohen masat, duhet të mbani distancën fizike, pasiqë sa më afër ndonjë të infektuari të jeni, aq më i madh është rreziku për të infektuar veten.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se distanca prej një metri është e sigurt, por në vend dhe në një numër vendesh të tjera evropiane ajo “distancë e sigurt” është prej dy metrash. Gjithashtu, sa më shumë kohë të kaloni në afërsi të një personi të infektuar, aq më shumë janë gjasat tuaja për t’u infektuar nga virusi.

Prandaj, duhet të shmangni kontaktet më gjatë se 15 minuta në një distancë më të vogël se dy metra.

Rekomandimet ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, por një gjë është e njëjtë kudo: pa marrë parasysh sa do të lehtësohen masat, duhet të mbani distancën fizike,

Për shumicën prej nesh, rreziku i infeksionit në mjediset në natyrë është me të vërtetë i ulët, ndërsa distanca prej dy metrash bazohet në probabilitetin.

Dëshmia është se, aq sa është e mundur të merret një konfirmim solid, që në thelb një minutë kontakt në distancë prej dy metrash është e barabartë me gjashtë sekonda për një metër. Rreziku në distancë prej një metri është rreth 10 deri në 30 herë më i madh se rreziku prej dy metrave, kështu që distancimi social është pjesë e rëndësishme e parandalimit.

Këtë gjë e thotë prof. Patrick Valance, këshilltar shkencor i qeverisë britanike, ju jep një ide pse rregulli prej dy metra po bëhet i rëndësishëm.