Studiuesit në Universitetin e Kiotos në Japoni testuan rezistencën e koronavirusit të ri (SARS-CoV-2) dhe virusit të gripit A (IAV) në një përzierje të mukusit nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe në sipërfaqen e lëkurës njerëzore. Zbulimi i tyre konfirmon se koronavirusi i ri është jashtëzakonisht i fortë në krahasim me virusin e gripit.
Pas disa analizave, ekspertët japonezë zbuluan se të dy virusët janë dukshëm më pak të qëndrueshëm në sipërfaqen e lëkurës sesa në sipërfaqet e tjera inorganike (të tilla si metali, plastika, qelqi), por koronavirusi mund të mbijetojë dukshëm më gjatë në lëkurë sesa virusi i gripit.
Ata zbuluan se SARS-CoV-2 mbijetoi mesatarisht nëntë orë në lëkurë, ndërsa IAV në lëkurën e njeriut mbijetoi mesatarisht 1.82 orë.
Studimi shkencor i botuar në revistën Clinical Infectious Diseases gjithashtu tregoi se, për sa kohë të dy viruset mund të mbijetojnë në mukusin e traktit të sipërm respirator.
Koronavirusi i ri mund të mbijetojë deri në 11 orë në mukus, ndërsa IAV bëhet joaktiv pas 1.69 orësh.
I njëjti studim testoi efikasitetin dezinfektues të 80 përqind etanolit në luftimin e këtyre dy viruseve dhe zbuloi se dezinfektuesi ishte shumë efektiv. Të dy viruset i shkatërroi brenda 15 sekondave.
Aftësia e virusit SARS-CoV-2 për të mbijetuar në lëkurën e njeriut rrit rrezikun e infeksionit në kontakt me njerëz të tjerë, kështu që shkencëtarët konkludojnë se higjiena e duhur e duarve është jashtëzakonisht e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit.