ANKTHI DHE DEPRESIONI
Simptomat e koronavirusit përfshijnë depresionin dhe problemet me funksionimin e organeve të ndryshme, të cilat mund të vazhdojnë për muaj pas infeksionit fillestar, ka zbuluar studimi i ri nga shkencëtarët kinezë. Gjashtëdhjetë e tre përqind e 1 733 pacientëve të pranuar në spitalin Jin Yin-Tan në Wuhan në fillim të pandemisë në janar 2020, ende ndiheshin të lodhur në maj po të atij viti.
Sipas revistës shkencore Lancet, Dr. Chao Bin thotë se nevojiten kërkime afatgjate mbi një numër të madh pacientësh për të marrë pamje të plotë të pasojave shëndetësore të COVID-19.
“Analiza jonë e deritanishme tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me të paktën një pasojë të virusit pas daljes nga spitali, duke treguar një nevojë të shtuar për të monitoruar pacientët edhe pas lëshimit nga spitali”, tha Dr. Bean.
Sa i përket antitrupave, ai thotë se pacientë të tillë janë në rrezik të lartë të ri-infektimit dhe për këtë arsye duhet të monitorohen, duke shtuar se një e katërta e të anketuarve vuanin nga depresioni dhe ankthi pothuajse gjysmë viti pasi u pranuan në spital.