Shkencëtarët pretendojnë se koronavirusi transmetohet përmes ajrit dhe kërkojnë që OBSH të ndryshojë rekomandimet, por provat për OBSH nuk janë bindëse.

Qindra shkencëtarë pretendojnë se ka prova që koronavirusi i ri në grimca më të vogla në ajër mund të bëj që të infektoheni, dhe i bëjnë thirrje OBSH-së të ndryshojë rekomandimet e saj.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se koronavirusi i ri përhapet kryesisht nga një person në tjetrin përmes pikave nga hunda dhe goja e personit të infektuar, gjatë kohës që teshtinë, kollitet ose flet.

Në një letër të hapur për OBSH-në, të cilën nënshkruesit planifikojnë ta botojnë në një ditar shkencor javën e ardhshme, 238 shkencëtarë nga 32 vende cituan prova, që grimcat më të vogla mund të ishin ngjitëse, raportoi New York Times.

A transmetohet koronavirusi përmes grimcave më të mëdha pas teshtitjes ose përmes grimcave më të vogla të krijuara nga frymëmarrja ajo është e njejtë, koronavirusi transmetohet përmes ajrit dhe mund të infektojë njerëzit kur e thithin atë, thonë shkencëtarët.

Megjithatë, OBSH deklaron se provat për transmetimin në ajër nuk janë bindëse.

“Sidomos në muajt e fundit, ne kemi deklaruar vazhdimisht se besojmë se transmetimi përmes ajrit është i mundur, por nuk ka asnjë provë të fortë apo madje të qartë për këtë” tha Benedetta Aleranzi, drejtore e programit të OBSH-së për rivlerësimin dhe kontrollin e infeksionit.