Shkencëtarët sqarojnë: Për shkak të përhapjes së shpejtë, kontrolli i koronavirusit të ri është i vështirë

Nëse epidemia do të përhapet me këtë shpejtësi varet nga efikasiteti i masave të kontrollit, thonë shkencëtarët që kanë kryer studimin.

Me tempon aktuale të përhapjes së koronavirusit, çdo person i infektuar me koronavirusin e ri transmeton sëmundjen mesatarisht në dy deri në tre persona, kanë treguar dy studime të veçanta shkencore të epidemisë. Nëse epidemia do të përhapet me këtë shpejtësi varet nga efikasiteti i masave të kontrollit, thonë shkencëtarët që kanë kryer studimin. Por, në mënyrë që masat e kontrollit të jenë të suksesshme dhe të ndryshojnë epideminë, ato duhet të ndalojnë transmetimin në të paktën 60% të rasteve.

Sipas të dhënave të fundit, deri më tani kanë ndëruar jetë 81 persona, ndërsa numri i të infektuarve në të gjithë botën është afërsiht rreth 3 000, numri më i madh i tyre në Kinë.

  • PËRHAPJA

“Është e paqartë në këtë moment nëse epidemia mund të kufizohet në Kinë”, tha Nil Ferguson, profesionist i sëmundjeve infektive në Imperial College London, i cili ka drejtuar një nga ato studime. Ekipi i Ferguson sugjeron që deri më 18 janar, deri në 4 000 persona ishin të infektuar tashmë në Wuhan dhe se një rast prodhon mesatarisht dy deri në tre raste të reja.

Sipas një studimi tjetër të kryer nga shkencëtarët në Universitetin Britanik të Lancaster, mesatarisht çdo person i infektuar infekton 2.5 persona të rinj.

“Nëse epidemia vazhdon të përhapet në Wuhan, ne parashikojmë se do të jetë dukshëm më e madhe deri në 4 shkurt”, kanë theksuar shkencëtarët. Ata vlerësojnë se deri më 4 shkurt, në qytetin kinez Wuhan, ku infeksioni shpërtheu në dhjetor do të ketë rreth 190 000 të infektuar dhe se infeksioni do të “bashkohet me qytetet tjera kineze dhe se përhapja e tij në vendet e tjera do të jetë më e shpeshtë”.

Shkencëtarët vlerësojnë se deri më 4 shkurt në qytetin kinez Wuhan, kjo epidemi që nisi në dhjetor do të variojë me 190 000 të infektuar.
  • PËRHAPJA GLOBALE

Raina McLanter, drejtuese e programit hulumtues për biosiguri e Institutit Kirby në Australi, thotë se është jashtëzakonisht shqetësuese që infeksioni është bërë kaq i përhapur ditët e fundit.

“Sa më e përhapur është në pjesët tjera të Kinës, aq më i madh është rreziku i përhapjes globale”, thekson ajo.

Paraprakisht është raportuar se koronavirus i ri, i cili shkakton simptoma të mushkërive, gjithashtu përhapet gjatë inkubacionit, gjë që nuk ndodhi me koronavirusin që shkaktoi epideminë SARS 20 vjet më parë. Inkubacioni, sipas njohurive aktuale, zgjat nga dy deri në 14 ditë.