Ëndrra e teknologëve është që një ditë të jenë në gjendje të ndërtojnë 3D organe funksionale për transplantim. Për momentin, ëndrra është shumë larg për t’u bërë realitet.
Megjithatë, projekti i ri i ETH Zvicër shkon një hap më afër ëndrrës. Shkencëtarët kanë zhvilluar një zemër funksionale që rreh, e ndërtuar nga silikoni dhe paraqet një nga kopjet më të avancuara që është krijuar, për një nga organet më të rëndësishme.
Megjithëse nuk është një kopje biologjike e zemrës, ideja është se ajo mund të përdoret si zemër artificiale në situata të tilla, si për shembull kur pacienti i nënshtrohet transplantit të zemrës.
Modeli aktual është premtues, por akoma nuk është mjaft i qëndrueshëm për t’u përdorur te pacientët e vërtetë. Për momentin, punon vetëm për disa mijëra rrahje, që zgjasin 30 deri në 45 minuta. Me kalimin e kohës, shkencëtarët planifikojnë të zhvillojnë një model i cili do të mund të funksionojë për një periudhë prej disa vitesh.