Koronavirus i ri nuk ka pse të depërtojë direkt në indet e trurit për ta dëmtuar atë, tregon një studim i ri. Studiuesit studiuan trurin e 19 pacientëve që vdiqën nga COVID-19, duke u përqëndruar në indet nga rajonet që besohet të jenë shumë të ndjeshme ndaj depërtimit të virusit.
Bëhet fjalë për pjesën e erës bulbus olfactorius që kontrollon ndjenjën e erë dhe trungu i trurit që kontrollon frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës.
Në 14 pacientë, një ose të dy rajonet përmbanin enë të dëmtuara të gjakut, disa të bllokuara, disa të kalueshme. Këto zona të depërtueshme ishin të rrethuara nga indi i ndryshuar i inflamuar si rezultat i përgjigjes imune të organizmit, zbuluan shkencëtarët.
Shkencëtarët nuk kanë gjetur prova të pranisë së vetë virusit, shkruan punimi shkencor i botuar revistën New England Journal of Medicine.
“Ishim shumë të befasuar”, tha bashkëautori i studimit Dr. Avindra Nat nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Neurologjike dhe Sulmeve në tru.
Dëmi që ekipi i tij vuri re zakonisht lidhej me sulmet në tru dhe sëmundjet inflamatore të sistemit nervor.
“Rezultatet tona të deritanishme sugjerojnë që dëmtimi i trurit nuk ishte shkaktuar nga depërtimi i drejtpërdrejtë i virusit SARS-CoV-2 në tru”, thekson Dr. Nat.
Në të ardhmen, shton ai, planifikojmë të studiojmë se si COVID-19 dëmton enët e gjakut në tru dhe nëse prodhon disa nga simptomat afatshkurtra dhe afatgjata që shohim tek pacientët.