Ekziston një rrezik më i lartë i mpiksjes së gjakut në tru gjatë infeksionit me koronavirusin, sesa nga vaksina kundër COVID-19, thonë shkencëtarët britanikë.
Raporte të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) janë raportuar me vaksinat AstraZeneka dhe Johnson & Johnson. Si rezultat, përdorimi i vaksinave Johnson & Johnson u ndërpre për pak kohë në Shtetet e Bashkuara këtë javë derisa u hetua mpiksja e gjakut ndërsa Danimarka ndaloi vaksinimin me AstraZeneka.
Rregullatorët britanikë dhe evropianë kanë thënë se përfitimet e vaksinave tejkalojnë rreziqet.
Një studim i zhvilluar me 500 000 pacientë me kovid zbuloi se CVST u shfaq në 39 persona për milion të infektuar, thanë studiuesit.
Rezultatet u krahasuan me të dhënat nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), sipas të cilave pesë njerëz në një milion raportuan CVST pasi morën vaksinën AstraZeneka.
Shkencëtarët thonë se rreziku i trombozës është tetë deri në 10 herë më i lartë pas infeksionit të koronavirusit sesa vaksinat ekzistuese kundër COVID-19.
“Rreziku i trombozës COVID-19 duket të jetë dukshëm më i lartë, sesa ishte pas marrjes së vaksinës së Oksfordit AstraZeneka,” theksoi Maxim Taket nga Oksfordi.
Ai thotë se shkalla e vdekshmërisë nga CVST ishte rreth 20 përqind, pa marrë parasysh nëse u shfaq pas infeksionit me koronavirus ose pas marrjes së vaksinës, gjë që tregon se mpiksjet e gjakut janë faktor kryesor i rrezikut.
Shkenctarët theksojnë se COVID-19 shoqërohet më shumë me sulmin në tru, sesa me CVST dhe se diskutimet aktuale në lidhje me rritjen e rrezikut të trombozës kanë përjashtuar mundësinë e formës më të rëndë të sëmundjes.
“Rëndësia e këtij zbulimi është se i kthehet faktit se kjo është sëmundje me të vërtetë e tmerrshme, me një numër dukurish duke përfshirë rrezikun e lartë të CVST”, thotë John Geddes, drejtori i qendrës kërkimore.