Shkollat e Nju Jorkut planifikojnë të ndalojnë përdorimin e celularëve shkak shëndeti mendor i fëmijëve. Sistemi më i madh shkollor i Amerikës njoftoi lëvizjen të mërkurën pas konsultimeve të gjëra me profesionistë mjekësorë.
Ndalimi është një largim kyç nga rregullat ekzistuese që lejojnë mësuesit të vendosin individualisht politikën e tyre për përdorimin e telefonit celular në shkollë.
“Fëmijët tanë janë krejtësisht të varur nga këta telefona, ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, tha Dejvid Benks, kancelari i shkollave të qytetit të Nju Jorkut, në një intervistë për televizionin NY1.
Ai tha se rregullat e reja, të cilat do të publikohen të plota muajin e ardhshëm, do të prekin rreth 915,000 nxënës.
Në përpjekje për të lehtësuar frikën se prindërit nuk do të jenë në gjendje të kontaktojnë fëmijët e tyre, zoti Benks tha se rregullat e reja do të lejojbë pajisjet në mjediset e shkollës, por përdorimi i tyre nuk do të lejohet gjatë orëve të shkollës.
“Ne duam që t’ua mundësojmë sjelljen e telefonave celularë në shkollë, sepse deri në përfundimin e orës së mësimit, ju duhet të jeni në komunikim me familjen tuaj”, thotë ai.
Ndalimi është një largim kyç nga rregullat ekzistuese që lejojnë mësuesit të vendosin individualisht politikën e tyre të përdorimit të telefonit celular. Si rezultat, shkollat e Nju Jorkut përdorën qasje të ndryshme – disa mblidhnin telefona në fillim të ditës, të tjerët udhëzonin nxënësit që t’i vendosnin pajisjet e tyre në çanta që mbylleshin, transmeton Telegrafi.