Organizata Botërore e Shëndetësië këshillon se si të mbroheni nga gripi. Gjithkush mund të ndërmarrë masa të thjeshta të cilat do të rrisin shanset për të shmangur infeksionet.
Lani rregullisht duart
Duart e pastra ju mbajnë larg nga shumë infeksione, përfshirë edhe gripin. Larja e rregullt e duarve është mënyra më e lehtë për të qëndruar të shëndetshëm. Lani duart tuaja me sapun dhe ujë, ndërsa më pas thajini me peshqir.
Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës
Bakteret në trupin tuaj ka të ngjarë të hyjnë përmes syve, hundës dhe gojës. Edhe pse nuk mund të kontrolloni gjithçka që thithni, prapë se prapë mund të zvogëloni rrezikun e infeksionit duke i mbajtur duart larg fytyrës. Nëse tashmë ju duhet të prekni sytë, hundën dhe gojën, bëjeni këtë me faculetë të pastër ose pasi të keni larë duart.
Shmangni kontaktin me njerëzit e sëmurë
Gripi është ngjitës dhe përhapet lehtësisht në vende të mbushura me njerëz, si për shembull transporti publik, shkolla, zyrat, etj. Kur personi i infektuar kollitet, pikat e virusit fluturojnë pothuajse derin në një metër më larg, kështu që mund të infektojnë këdo që i thith ato.
Nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi
Nëse keni grip, bashkëveprimi me të tjerët do të thotë rrezik më të lartë në përhapjen e infeksionit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që vuajnë nga gjendjet kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës ose HIV. Nëse izoloheni gjatë kohës që jeni i sëmurë, mund të ja shpëtoni jetën e dikujt.