Gjatë ciklit menstrual gratë duhet të kujdesen për aktivitetin fizik, por edhe për ushqimin.
Megjithëse, grave u këshillohet të pijnë sa më shumë lëngje dhe të hanë fruta, ka një frut që duhet të shmanget.
Portali “Well + Good” shkruan se gjatë menstruacioneve duhet të shmangen të gjitha ushqimet që përmbajnë enzimin bromelain, i cili e stimulon qarkullimin.
Një nga frutat që përmban nivele të larta të bromelainit është ananasi, i cili te gratë shkakton rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe të kuqe të gjakut, gjë që mund të rezultojnë me më shumë gjakderdhje. Veç kësaj, gjithashtu mund të shkaktojë edhe dëmtimin e shtresës së mitrës.
Në raste ekstreme niveli i lartë i këtij enzimi te gratë shtatzëna mund të shkaktojë abort spontan. Prandaj këshillohet që ananasi të shmanget në fillim të shtatzanisë.