Nëse e keni shprehi që edhe gjatë verës të mbani këpucë të mbyllura, mundohuni që ato të mos i veshni këmbë zbathur. Gjegjësisht, kjo shprehi e stimuluar nga tendenca të shumta rrit rrezikun e infeksioneve kërpudhore të shputave.
A e dini se shputat nëpërmjet djersitjes në nivel ditor mesatarisht harxhojnë rreth 200 ml lëngje?!
Madje edhe nëse mbathni këpucë nga materialet natyrore, shumica e këpucëve janë të ndërtuara me materiale sintetike që nuk janë transparente. Prandaj, lagështia, nxehtësia dhe bakteret qëndrojnë brenda këpucëve, ndërsa kjo mund të rezultojë me shfaqjen e aromave të pakëndshme.
Çfarë është edhe më e keqe, lagështia dhe nxehtësia, ndër të tjera, rrisin rrezikun e shputave atletike, infeksione të shpeshta dhe infektive kërpudhore që zakonisht ndikojnë në lëkurën midis gishtave dhe lëkurën e thembrave, si dhe thonjtë.
Nëse nuk mund ta lini këtë shprehi, të paktën përpiquni të ndiqni disa këshilla kryesore:
– Shmangni mbathjen e këpucëve të njëjta çdo ditë.
– Me qëllim të përshpejtimit të tharjes së brendësisë së këpucëve, mund të vendosni qese të thata të çaji që do të thithin lagështinë.
– Pas mbathjes së këpucëve këmbë zbathur, lani mirë dhe thani këmbët.
– Me aplikimin e pluhurit ose antiperspirantit në shputa, ju gjithashtu mund të zvogëloni djersitjen.