Mishi i përpunuar
Sallamet, saliçiçet e ndryshme… janë disa nga produktet e mishit me yndyrë vështirë të tretshme dhe natrium i cili shkakton fryrje.
Ushqime të ngrira
Disa nga ushqimet e ngrira përmbajnë pak kalori, por përmbajnë deri në 500 mg natriumi, gjë që është pothuajse 25% e dozës së rekomanduar ditore. Pasoja është mbajtja e ujit dhe fryrje.
Ushqim dietik
Karamelet dhe çamçakëzat pa sheqer, si dhe granolat dietetike, shpesh përmbajnë ëmbëlsuesit si xylitol, sorbitol dhe maltitol. Këto kimikate mund të shqetësojnë sistemin e tretjes dhe të shkaktojnë fryrje dhe diarre.
Ushqime të skuqura
Asgjë nuk do t’ju fryjë më shpejt sesa cheeseburger me patate të skuqura. Ushqimet e yndyrshme dhe kalorike janë vështirë të tretshme, pasiqë organizmi duhet të lodhet më shumë, gjë që shkakton zgjerimin e lukthit gjatë tretjes së ushqimit.
Ushqim i konservuar
Shumica e frutave dhe perimeve të konservuara, paketohen në një lëng të kripur i cili e ruan shijen e tyre natyrale. Fryrja mund të shmanget nëse paraprakisht e shpërlani ushqimin me ujë për rreth 30 sekonda.
Brokoli i freskët
Tek disa njerëz, brokoli dhe lulelakra mund të shkaktojnë fryrje dhe gazra. Por kjo nuk është arsye për t’i shmangur. Konsumoni në sasi më të vogla, derisa organizmi të mësohet me ato.
Çamçakëzat
Çamçakëzat ndihmojnë për të larguar mendjen nga ushqimi, por gjatë asaj kohe gëlltitni ajrin i cili shkakton zgjerimin e lukthit.