Në Kështjellën e Lubjanës, të enjten (9 mars 2023), u shpallën solemnisht nëntë fitues të Çmimit të 9-të Ndërkombëtar të Medis Awards for Medical Research. Prej nëntë vitesh, konkursi shpërblen arritjet më të larta shkencore të mjekëve dhe farmacistëve nga nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Ndër fituesit e konkursit të 9-të, të Medis Awards for Medical Research (sipas sferës) janë:
- Gastroenterologjia:Juliana Petar Shvarcler, Dr.med, Austri;
- Gjinekologjia: Dr. Vid Jansha., Slloveni;
- Kujdesi intensiv dhe anesteziologjisë: Kristijan Rajterer, Dr.med., Austri;
- Neurologjia: Dr. Ivo Bozheviq, Dr.med., Serbi;
- Oftalmologjia: Martina Tomiq, Dr.med,. Kroaci;
- Pediatri: Prof.Dr. Zllatan Zvezdiq, Dr.med., Bosnjë dhe Hercegovinë;
- Pulmologjia dhe alergologjia:Kristijan Llang, Dr.med., Austri;
- Reumatologji: Prof. Inor. Dr. Petar Mandëll, Dr.med., Austri;
- Farmacia: Prof.Dr., Aneta Periq Mr.farm., Serbi.
Prof. Dr. Borut Shtrukelj, dhe Mr.farm., kryetarë i Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve: Vlerësimet më të larta dhe urimet e sinqerta për mjekët dhe farmacistët më të mirë nga rajoni ynë
Kryetari i komisionit ndërkombëtar të ekspertëve, Prof. Dr. Borut Strukelj, Mr.Fharm, për hulumtimin e publikuar tha: “Është një privilegj i madh për anëtarët e komitetit ndërkombëtar të ekspertëve që të jenë pjesë e një procesi shumë interesant në të cilin ne njohim diversitetin dhe thellësinë e punës kërkimore të mjekëve dhe farmacistëve më të mirë nga rajoni ynë. Hulumtimi i tyre është me cilësi të lartë, frymëzues dhe një burim për përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Ata të gjithë meritojnë vlerësimet më të larta dhe urimet e sinqerta, veçanërisht për përpjekjen dhe sakrificën që kërkon shpesh puna e tyre klinike dhe kërkimore”.
Tone Strnad, Mr.farm., themelues i International Medis Awards: Jemi krenarë që nëpërmjet çmimeve ndërtojmë reputacionin e komunitetit mjekësor dhe farmaceutik. Pas dy viteve, çmimet u ndanë sërish në mënyrë të drejtpërdrejt, dhe festa u mbajt në kështjellën e Lubjanës. Themeluesi i International Medis Awards, Tone Strnad, Mr.farm, u shpreh në fillim: “Puna e palodhur kërkimore e mjekëve dhe farmacistëve nga Evropa Qendrore dhe Juglindore rrit pasurinë e njohurive në mjekësi dhe farmaci në nivelet më të larta shkencore. Në këtë mënyrë, ato kontribuojnë drejtpërdrejt për një trajtim më të mirë. Puna e tyre meriton gjithë mirënjohjen, respektin dhe vëmendjen e publikut të gjerë ndërkombëtar dhe vendas. Ky ishte pikërisht qëllimi i themelimit të International Medis Awards nëntë vjet më parë, dhe sot ne, jemi krenarë që nëpërmjet çmimeve ndërtojmë reputacionin e komunitetit mjekësor dhe farmaceutik”.
Fituesit morën një statujë unike të Ardhmërisë, (The Future) e cila është vepër arti e skulptorit të nderuar Jakov Bërdar. Finalistët dhe fituesit marrin edhe shpërblim financiar. Konkursi është themeluar në vitin 2014 nga kompania farmaceutike sllovene “Medis”, e cila edhe sot është mbështetësi kryesor i konkursit.
Dr. Martina Perharich, Mr.farm., Drejtoreshë e Medis: Pasioni i mjekëve dhe farmacistëve për mjekësinë dhe kërkimin është një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne
Dr. Martina Perharich, Mr.farm., drejtoreshë e Medis, foli për rëndësinë e kërkimit: “Puna shkencore e mjekëve dhe farmacistëve është pjesë e historisë së madhe të zbulimit të risive që do të ndihmojnë në zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së shumë jetëve të njerëzve. Përkushtimi i tyre meriton respektin tonë të thellë. Pa përpjekjet e tyre, shumë jetë do të kishim humbur dhe shumë ilaçe dhe metoda diagnostikuese do të kishin mbetur të pazbuluara. Pasioni i tyre për mjekësinë dhe kërkimin është një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne”.
Në konkursin e 9-të Mjekët International Medis Awards, mund të konkuronin, mjekët dhe farmacistët të cilët publikuan punimet e tyre kërkimore shkencore në botimet më prestigjioze shkencore, pra ato me një faktor ndikimi më të madh se 1500. Sivjet, konkursi arritën 238 aplikime nga Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Serbia, Hungaria, Kroacia dhe Mali i Zi. Të gjitha kriteret e larta për pozicionin e kandidatit për çmimet ndërkombëtare Medis i plotësuan gjithsej 185 aplikantë. Komiteti ndërkombëtar i ekspertëve vlerësoi aplikimet dhe përzgjodhi tetëmbëdhjetë finalistë, përfshirë nëntë fitues.
Shkurt për, International Medis Awards for Medical Research
International Medis Awards for Medical Research janë çmime për arritje të jashtëzakonshme kërkimore në nëntë vende në Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe mbulojnë nëntë lëmi mjekësore. Çmimet nënkuptojnë mirënjohje për mjekët dhe farmacistët, të cilët përveç punës së tyre të rregullt, merren edhe me kërkime, pa të cilat nuk ka risi në mjekësi dhe farmaci, as menaxhim efektiv i sëmundjeve.
Në konkursin e 9-të, Mjekët International Medis Aëards, mund të konkurronin, mjekët dhe farmacistët të cilët publikuan punimet e tyre kërkimore shkencore në botimet më prestigjioze shkencore, pra ato me një faktor ndikimi më të madh se 1500.
Punimet kërkimore-shkencore të publikuara vlerësohen nga një komision profesional i pavarur ndërkombëtar, i cili përzgjedh të nominuarit, finalistët dhe fituesit në lëmi të veçanta. Në mandatin e periudhës 2021-2024, komisioni drejtohet nga Mr. farm. Borut Strukelj, nga Departamenti i biologjisë farmaceutike në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Lubjanës.
Fituesit morën një statujë unike të Ardhmërisë, (The Future) e cila është vepër arti e skulptorit të nderuar Jakov Bërdar.
Finalistët dhe fituesit marrin edhe shpërblim finansiar
Konkursi është themeluar në vitin 2014 nga kompania farmaceutike sllovene “Medis”, e cila edhe sot është mbështetësi kryesor i konkursit.
Anëtarë aktualë të Komitetit Shkencor Profesional nga Maqedonia e Veriut
Pediatria:Prof.Aspazija Sofijanova MD, PhD mjeke – pediatre në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve dhe udhëheqëse e departamentit për kujdes intensiv neonatal në Qendrën Klinike Universitare në Shkup.
- Aplikime gjithsej nga Maqedonia e Veriut (2014–2023): 50
- Aplikime nga Maqedonia e Veriut (2023 – 9. IMA): 2
- Gjithë finalistët nga Maqedonia e Veriut (2014–2023): 5
- Gjithë fituesit nga Maqedonia e Veriut (2014–2023): 4
Dr.Fanka Gilevksa, specialist oftalmolog, fituese e International Medis Awards for Medical Research 2021 në sferën e oftalmologjisë:
ÇMIMI MEDIS MË DHA VETËBESIM
“Çmimi Medis ishte njohja e parë komerciale për mua, në fillim të veprimtarisë sime shkencore… Më dha besim dhe më inkurajoi jo vetëm të vazhdoj kërkimet dhe publikimin e gjetjeve të mia, por edhe të flas për to, të vazhdoj t’i zbatoj ato në punën e përditshme “Sistina ophthalmology” në mënyrë të qartë ua shpjegojë njerëzve… Popullarizimi i shkencës… Që sot është shumë i rëndësishëm dhe fatmirësisht sërish aktual”, Dr.Fanka Gilevska, specialiste oftalmologe, fituese e International Medis Aëards për kërkime shkencore 2021 në fushën e oftalmologjisë, me punimin “A janë të parashikueshme ndryshimet në mprehtësinë vizuale dhe astigmatizmin pas ndërlidhjes së kornesë në keratokonus?”, („Are changes in visual acuity and astigmatism after corneal cross-linking (CXL) in keratoconus predictable?“), e botuar në revistën shkencore „Graefes Archive for Clinical and Experimental Ophthalmology“.
FITUESIT E DERI TANISHËM NGA MAQEDONIA E VERIUT
- FANKA GILEVKSA
Sfera: Оftalmologjia
Viti: 2021
Punimi shkencorë: Are changes in visual acuity and astigmatism after corneal cross-linking (CXL) in keratoconus predictable?
Punimi shkencorë: Graefes Archive for Clinical and Experimental Ophthalmology
- TANJA NIKOLLOVA
Sfera: Gjinekologji
Viti: 2019
Punimi shkencorë: Prediction of spontaneous preterm delivery in ëomen presenting ëith premature labor: a comparison of placenta alpha microglobulin-1, phosphorylated insulin-like groëth factor binding protein-1, and cervical length
Punimi shkencorë: American Journal of Obstetrics and Gynecology
- VESNA GRIVÇEVA-PANOVSKA
Sfera: Pulmologji dhe alergologji
Viti: 2018
Punimi shkencorë: Hereditary angioedema due to C1-inhibitor deficiency in Macedonia: clinical characteristics, novel SERPING1 mutations and genetic factors modifying the clinical phenotype
Punimi shkencorë: Annals of Medicine
- SAVICA MARKIVIÇ-STANOESKA
Sfera: Pediatri
Viti: 2014
Punimi shkencorë: Neonatal indirect hiperbilirubinemia, potencial risk for hiperbilirubinemic encephalopathy
Përktheu dhe përshtatu: S.N