Studimet e kryera në pothuajse 1000 pacientë me kancer të avancuar te zorra e trashë, demonstruan se shprehitë e shëndetshme të jetesës, siç janë ushqimi i shëndetshëm dhe stërvitja mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga kanceri i zorrës së trashë deri në 42 përqind.
Domethënë, mbajtja e shëndetshme e peshës trupore, ushqimi i pasur me fruta, perime dhe drithëra me kokërr të plotë, si dhe aktiviteti fizik, mund t’ju zgjat jetën pacientëve me kancer në zorrën e trashë të cilët janë në fazën e tretë.
Tani më është mjaft e qartë se edhe ndryshimi i shprehive të jetës, pas diagnostifikimit të kancerit në zorrën e trashë mund të ndihmojnë në luftën kundër tij. Mjekët dhe pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm për këto fakte, me qëllim që të luftojnë me sukses kundër kancerit, shkruan “JAMA Oncology”.