Shprehitë që e dëmtojnë shëndetin në mënyrë të pavetëdijshme

Si të kuptoni se stërvitja është e tepërt? Nëse stërvitja vërtetë u lodh, pas stërvitjes jeni të shqetësuar, nuk fleni rehat, e keni të vështirë të përqendroheni - këto janë shenja që tregojnë se duhet të ngadalësoni.

STËRVITJA

Dihet që aktiviteti i rregullt fizik është i mirë për shëndetin, por trupin mund ta dëmtojë stërvitja e tepërt dhe vizitat e shpeshta në palestër. Trajnimi i tepërt lehtë do të dëmtojë nyjet, tendinat, ligamentet, madje edhe zemrën. Femrat që stërviten për së tepërmi mund të ndalojnë plotësisht ciklin mujor, por e mundur është edhe humbja e masës kockore, që çon në osteoporozë.

Si të kuptoni se stërvitja është e tepërt? Nëse stërvitja vërtetë u lodh, pas stërvitjes jeni të shqetësuar, nuk fleni rehat, e keni të vështirë të përqendroheni – këto janë shenja që tregojnë se duhet të ngadalësoni.

GJUMI

Gjithkush dëshiron të ndajë kohë për të pushuar dhe për të fjetur, por nëse fleni shumë, trupi do të ketë më shumë dëm sesa dobi. Studimet tregojnë se më shumë se 8 orë gjumë në natë, rrit rrezikun e vdekjes nga problemet e zemrës për 34%. Gjithashtu mund të shfaqen probleme edhe me përqëndrimin, peshën dhe nivelin e sheqerit në gjak.

ANTIBIOTIKËT

Antibiotikët vrasin shumë baktere që shkaktojnë infeksione dhe sëmundje. Por hulumtimet kanë treguar se bakteret mund të ndryshojnë nëse antibiotikët merren shpesh dhe në këtë mënyrë bëhen rezistent ndaj atyre barnave. Merrni antibiotikë vetëm atëherë kur jeni të sigurtë se keni nevojë për përdorimin e tyre dhe përmbajuni dozave ditore që ju ka caktuar mjeku.

TË KËNAQËSH TË TJERËT

Është ndjenjë e mirë t’i bësh të tjerët të lumtur, por nëse vazhdimisht përpiqeni t’i kënaqni të gjithë vetëm për të mbajtur qetësi në shtëpi ose merrni shumë obligime dhe detyra, sepse nuk dini të thoni jo, kjo gjë do t’ju dëshpërojë dhe vetëm do t’ju dëmtojë.

LARJA E DUARVE

Larja e rregullt e duarve është mënyra më e mirë për të eliminuar papastërtitë dhe bakteret, por larja e tepruar nuk është e mirë. Hulumutimet kanë treguar se larja e shpeshtë e duarve dëmton lëkurën dhe baktereve u jep hapsirë për t’u zhvilluar.

USHQIMI I SHËNDETSHËM

Konsumoni vetëm ushqim të shëndetshëm? Shumë mirë. Por sa konsumoni! Të ngrënit tepër shkakton tension të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, diabetin e tipit 2, probleme me eshtrat dhe nyjet, probleme me gjumin madje edhe depresion.

UJI

Edhe pse rrallë mund të ndodh, por edhe uji mund të teprohet. Në këtë rast, veshkat nuk mund të largojnë shpejt lëngjet e tepërta, gjë që do të shkaktojë të përziera, dobësi, lodhje, dhimbje koke ose në raste më të rënda edhe gjendje kome dhe vdekje.

VITAMINAT

Vitaminat mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe energjisë, por vetëm në sasi të caktuara. Shumë hekur mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella, por nëse e teproni me vitaminën C, do të rezultojë me diarre, të përziera dhe ngërçe në lukth.