Ndryshime të caktuara të shprehive jetesore mund të zvogëlojnë në masë të madhe rrezikun e sulmit në tru, tregojnë rezultatet e studimit të ri amerikan. Për shembull, nga 23 000 të anketuar të moshës 45 vjeçare dhe më lart, një ekip profesionistësh e kanë llogaritur mesataren e rrezikut të sulmit në tru. Duke vepruar kështu, ato u bazuan në rekomandimet e Shoqatës amerikane për zemër të shëndetshme, e cila liston shtatë faktorë që janë të rëndësishëm për shëndetin: jetën aktive, kontrollin e kolesterolit, ushqimin e shëndetshëm, kontrollin e tensionit të gjakut, ruajtjen e shëndetshme të peshës trupore, kontrollin e sheqerit në gjak dhe mos pirjen e duhanit.
Gjatë pesë viteve, për sa kohë që zgjati studimi, 432 raste të sulmit në tru u vërejtën tek të anketuarit. Të shtatë faktorët luajtën rol të rëndësishëm në parashikimin e rrezikut të sulmit në tru, por më i rëndësishëm ishte tensioni i gjakut, domethënë niveli i tij.
“Krahasuar me perosnat me rezultate të këqija në matjen e tensionit të gjakut, personat me tension ideal kishin një rrezik prej 60% më të ulët të sulmit në tru në të ardhmen”, shpjegon Dr. Mary Kushman, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë Vermont.
Ajo dhe ekipi i saj i kolegëve kanë arritur në përfundimin se personat që nuk pinë duhan ose ato që kanë ndaluar me këtë zakon prej më shumë se një viti para fillimit të studimit, kishin një rrezik prej 40% më të ulët të sulmit në tru.
Për nevojat e studimit, ekspertët ndanë vlerësimet për shtatë kategoritë e jetës së shëndetshme në tre grupe: notë jo e mjaftueshme (zero deri në katër pikë), mesatare (pesë deri në nëntë pikë) dhe optimale (10 deri në 14 pikë). Çdo rritje e notë për një pikë pikë ishte e lidhur me tetë për qind rrezik më të ulët të sulmit në tru. Personat me rezultatet më të mira optimale, kishin rrezik prej 48% më të ulët të njerëzve me rezultate të këqija, ndërsa tek personat me rezultate mesatare është vërejtur një rrezik prej 27% më i ulët i sulmit në tru.