Shpretka e zgjeruar (splenomegalia) është pothuajse gjithmonë pasojë e sëmundjeve të tjera

Simptomat që e shoqërojnë janë dhimbja në pjesën e shpretkës, e cila përhapet në shpatullën e majtë, presioni në lukth pasuar nga ndjenja e plotësisë pas marrjes së sasive të vogla të ushqimit.

Splenomegalia është gjendje patologjike e karakterizuar nga zgjerimi i shpretkës. Splenomegalia është sëmundje serioze e cila përbën rrezik të madh për rupturën (pëlcitjen) e shpretkës, që çon në gjakderdhje të brendshme kërcënuese për jetën.

Shkaku i sëmundjes

Splenomegalia është pothuajse gjithmonë pasojë e sëmundjeve të tjera, si sëmundjet mieloproliferative dhe limfoproliferative, sëmundja Gaucher, kolagenoza dhe sëmundjet infektive (mononukleoza infektive). Shpretkë shumë e zgjeruar dhe palpable ndodh për shkak të leukemisë kronike limfocitike ose mielositike, limfomat jo-Hodgkin dhe mielofibroza (çrregullimi i palcës së eshtrave në të cilën palca e eshtrave zëvendësohet me inde fibroze).

Simptomat

Splenomegalia shpesh nuk shkakton simptoma specifike. Simptomat që e shoqërojnë janë dhimbja në pjesën e shpretkës, e cila përhapet në shpatullën e majtë, presioni në lukth pasuar nga ndjenja e plotësisë pas marrjes së sasive të vogla të ushqimit.

Splenomegalia ndiqet nga problemet e gjakderdhjes dhe simptomat e infeksionit (hepatiti, tuberkulozi, sifilizi) dhe anemia (anemia e qelizave në formë drapri, talasemia).

Shpretka është organ i sistemit limfatik që krijon rezerva gjaku, por gjithashtu i largon rruazat e kuqe të gjakut të vdekura. Ajo gjendet në anën e majtë, në pjesën e sipërme të barkut, prapa lukthit dhe nën diafragmë. Shpretka ka dy anë, një nga diafragma dhe tjetra nga organet e barkut në të cilën gjendet hyrje e hapur. Nga këtu hyn arteria e shpretkës, ndërsa del vena e shpretkës.

Diagnoza

Diagnoza përcaktohet në bazë të anamnezës, ekzaminimit, testeve laboratorike të gjakut dhe ultratingujt (CT ose MRI).

Parashikimi i sëmundjes

Parashikimi varet nga shkaku i sëmundjes. Trajtimi i përshtatshëm siguron një jetë normale, por e nevojshme është që të shmangen sportet tek të cilat ka kontakt.

Trajtimi

Trajtimi i drejtohet sëmundjes themelore. Në disa raste, splenomegalia është e nevojshme që të trajtohet me radioterapi ose heqjen e shpretës nëpërmjet kirurgjisë.