Kinoa njihet si “nëna e të gjitha drithërave”, ndërsa për herë të parë u kultivua më shumë se 5.000 vjet më parë.
Fakte rreth kinoas
- Mendohet se kinoa parandalon sëmundje të shumta
- Është e pasur me antioksidantë, ndryshe nga drithërat tjerë
- Mund të përgatitet për 15 minuta
- Kinoa ka një shtresë natyrale të hidhur të quajtur saponin, që vepron si insekticid
Pse është e shëndetshme?
Proteinë e plotë
Është një nga ushqimet e ralla të pasura me proteina, që përmban të gjitha nëntë aminoacidet esenciale – këto janë aminoacidet që trupi nuk mund t’i prodhojë, prandaj duhet të merren përmes ushqimit.
Mangan
Një filxhan kinoa e zierë përmban pothuajse një të tretën e sasisë së rekomanduar ditore të manganit. Mangani është i domosdoshëm për zhvillimin e metabolizmit dhe antioksidantëve, por gjithashtu është i rëndësishëm për funksionimin e duhur të shumë enzimeve.
Hekuri
Hekuri është i nevojshëm për një sërë procesesh në trupin e njeriut. Për shembull, komponent i rëndësishëm i hemoglobinës, përbërës që transmetohet në gjak. Ruajtja e nivelit të hekurit është shumë e rëndësishme për shëndetin.
Magnezi
Është e pasur me magnez, i nevojshëm për funksionimin e më shumë se 300 enzimave, është i pranishëm në çdo qelizë të trupit. Niveli i ulët i magnezit lidhet me ngërçin e muskujve, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, osteoporozën dhe migrenën.
Përmbajtje të lartë të fibrave
Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, kinoa zvogëlon rrezikun e kapsllëkut, sëmundjeve të zemrës (nëpërmjet uljes së tensionit të gjakut dhe kolesterolit) dhe hemoroideve. Është vërtetuar se të ushqyerit e pasur me fibra ndihmon në përmirësimin e sheqerit në gjak.
Vitamina B2
Kjo vitaminë është e domosdoshme për funksionimin e duhur të shumë enzimeve. Ekzistojnë disa dëshmi se riboflavina mund të ndihmojë në uljen e disa llojeve të kokëdhimbjeve të migrenës. Mungesa e vitaminës B2 mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, anemi dhe kruajtje, skuqje dhe ndjeshmëri ndaj syve.
Parandalon formimin e gurëve në veshka
Kinoa ka efekt mbrojtës potencial kundër gurëve në veshka. Kjo është sepse ndihmon në rregullimin e nivelit të kaliumit.