Shtatë gjendjet që e përkeqësojnë periudhën e ciklit menstrual

Alkooli për shumë njerëz është një mënyrë për t'u çlodhur pas një jave pune, por konsumimi i tepruar dhe i shpeshtë mund të shkaktojë cikël më të gjatë menstrual.

Partneri është i mërzitshëm, shefi ju zgjon natën me thirrje dhe ju jep detyra të reja, ndërsa duart dhe këmbët ju rëndojnë. Imazh i njohur? Për fat të keq, shumë gra tani e lëkundin kokën. Por nganjëherë edhe vetë mund ta përkeqësoni gjendjen e trupit gjatë menstruacioneve! Këtu janë disa situata të zakonshme:

Harroni të merrni barnat

Shkaku kryesor i PMS (sindromit premenstrual) është disbalanci hormonal. Nëse jeni duke përdorur pilula kontraceptive, por i shmangni dy ose tri herë, kjo do të rezultojë me  gjakderdhje të papërshtatshme dhe shqetësim.

Jeni nën stres

Fatkeqësisht, stresi ndikon edhe në ditët kritike, duke e detyruar trupin që të prodhojë kortizol. Kjo gjë mund të ndryshojë ciklin menstrual dhe të çojë në menstruacione të parregullta ose mungesën e tyre.

Nuk fleni mirë

Tetë orë gjumë i qetë nuk është i arritshëm për të gjithë. Gjumi i shkurtër dhe i keq ndikon në të gjitha aspektet e shëndetit dhe mund të çojë në kohëzgjatjen më të gjatë të ciklit mujor.

Pini shumë kafe

Në kombinim me stuhinë e hormoneve, kjo shkakton pagjumësi dhe nervozizëm.

Udhëtoni shumë

Kjo mund të ndikojë në prodhimin e melatoninës. Trupi do të përshtatet, por menstruacionet mund të vonohen.

E teproni me alkoolin

Alkooli për shumë njerëz është një mënyrë për t’u çlodhur pas një jave pune, por konsumimi i tepruar dhe i shpeshtë mund të shkaktojë cikël më të gjatë menstrual.

Ushtroni shumë

Stërvitjet intenzive, ditët kritike mund t’i bëjnë të pakëndshme. Por ushtrimet më të lehta do t’ju ndihmojnë që më lehtë t’i përballoni ditët kritike.