Trupi i njeriut është më rezistent se sa mendohet. Për shembull, nëse dhuroni gjysmë litër gjaku, trupi juaj do t’a rimbursojë atë shumë shpejtë. Madje edhe nëse ngeleni pa një pjesë të madhe të një organi vital, ju mund të mbijetoni. Njerëzit mund të jetojnë normalisht madje edhe me vetëm gjysmën e trurit, ndërsa ka edhe organe të cilat mund të hiqen plotësisht dhe të mos keni probleme tjera, shkruan “The Independent”.
Shpretka
Ky organ gjendet në anën e majtë të barkut, nën brinjë. Më së shpeshti hiqet pas një dëmtimi, sepse është mjaft i ekspozuar për shkak të pozitës së në trup. Është i veshur me një mbështjellës të hollë i cili mund të shpërthejë lehtë.
Shpretka shërben për ruajtjen dhe riciklimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndërsa mund të jetohet edhe pa atë, sepse mëlçia e luan denjësisht rolin e riciklimit të qelizave të kuqe të gjakut.
Ekzistojnë edhe organe të cilat mund të hiqen krejtësisht dhe të më mos keni kurrfarë probleme pas heqjes së tyre
Lukthi
Lukthi ka dy funksione kryesore: tretjen mekanike e cila e imtëson ushqimin dhe tretjen kimike e cila me ndihmën e acideve ndihmon në zbërrthimin e ushqimit.
Nganjëherë hiqet përmes ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të kancerit ose traumës, në këtë të rast kirurgët e bashkojnë ezofagun direkt me zorrën. Pas rikuperimit, njerëzit mund të ushqehen normalisht.
Organet riprodhuese
Organet primare riprodhuese janë vezoret dhe testikujt. Këto organe vijnë në çifte, kështu që nëse ngeleni vetëm me njërin, ju ende mund të keni fëmijë.
Ata zakonisht hiqen për shkak të kancerit ose dëmtimit. Studimet tregojnë se gratë pas heqjes së vezorëve mund të jetojnë për aq kohë sa edhe ti kishin ato, ndërsa tek disa meshkuj pas heqjes së testikujve, madje rritet jetëgjatësia e pritshme. Gratë gjithashtu mund t’a largojnë mitrën, mirëpo nuk do të mund të lindin më.
Zorra e trashë
Zorra e trashë është pjesë e traktit digjestiv dhe është me një gjatësi prej një metër e gjysmë. Zorra e trashë përbëhet nga katër pjesë: apendisiti (zorra qorre), zorra e trashë, zorrët e sheshtë dhe kanali anal. Funksioni kryesor është absorbimi i ujit dhe grumbullimi i mbetjeve të patretura, të cilat i shëndëron në fekale.
Ndonjëherë, për shkak të sëmundjeve duhet të hiqet një pjesë e zorrës ose e gjitha. Njerëzit në shumicën e rasteve shërohen plotësisht, por duhet që t’a përshtasin ushqimin pas operacionit.
Fshikëza e tëmthit
Fshikëza e tëmthit është e vendosur poshtë mëlçisë në anën e djathtë të barkut, nën brinjë. Mëlçia prodhon bilen (lëngun e tëmthit), i cili ndihmon në shpërbërjen e yndyrës, ndërsa ky lëng ruhet në fshikëzën e tëmthit. Ndonjëherë në fshikëzën e tëmthit shfaqen gurët të cilat është e nevojshme që të largohen.
Zorra qorre (apendisiti)
Zorra e qorre është pjesa fillestare e zorrës së trashë. Në fakt atë çka njerëzit e quajnë zorre qorre është një pjesë e vogël me ngjyrë të errët, e cila gjendet në vendin ku bashkohen zorra e hollë dhe zorra e trashë, ndërsa nuk luan asnjë rol në organizëm.
Në rast të inflamacionit të zorrës qorre ajo duhet të largohet në mënyrë kirurgjikale, ndërsa ndërhyrja kryhet kur ekziston rreziku që përmbajtja e zorrës qorre të prek edhe organet tjera përreth.
Veshkët
Thuajse të gjithë njerëzit kanë dy veshka, mirëpo është e mundur që të jetosh edhe vetëm me njërën prej veshkave, madje edhe pa asnjërën, por në këtë rast është e nevojshme dializa.
Veshkat luajnë rolin e filtrimit të gjakut, rregullojnë presionin osmotik, përqendrimin e joneve në gjak, si dhe vëllimin dhe aciditetin e lëngjeve të trupit.
Ekzisotjnë arsye të ndryshme pse njerëzit e largojnë njërën ose të dyja veshkat: sëmundjet trashëguese, abuzimet me drogën dhe alkoolin ose infeksionet. Nëse një person mbetet pa veshka atëherë funksionin e tyre e merr përsipër dializa.
Jetëgjatësia e personave pa veshka varet nga disa faktorë: lloji i dializës, gjinia, sëmundjet tjera nga të cilat vuajnë dhe mosha e pacientit.
Studimet e fundit kanë treguar se personat që i nënshtrohet dializës në moshën 20 vjeçare mund të jetojë edhe për 16 deri 18 vjet, ndërsa personat që e fillojnë dializën në të gjashtëdhjetat mund të jetojnë edhe për pesë vjet më shumë.