Shtatë rregulla të arta për detoksifikim cilësor

Përveç ushqimit të shëndetshëm, një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar detoksifikimin e organizmit është edhe aktiviteti trupor, pasi që stimulon qarkullimin.

Lëngje frutash dhe perimesh midis vakteve ushqimore

 

Lëngjet natyrale janë një nga pijet natyrale më efektive për pastrimin e trupit. Përbërësit e frutave dhe perimeve – vitaminat, mineralet, antioksidantët dhe fibrat e nevojshme – e shërojnë organizmin.

Uji është lëngu më i rëndësishëm

Mjeti më i rëndësishëm natyral për pastrimin e organizmit është uji. Ai kushton 60 deri në 70% të trupit. Nutricionistët dhe mjekët nuk ndalojnë së përmenduri që ujë të konsumohet sa më shpesh – e nevojshme është që të pini gjashtë deri tetë gota në ditë. Uji i mjaftueshëm i ndihmon proceset natyrore të pastrimit të organizmit. Lëkura do të jetë më e pastër, ndërsa ju do të keni mjaftueshëm energji dhe do të shmangni dehidratimin.

Çaji jeshil çdo ditë

Çaji jeshil qetëson. Për shkak të antioksidantëve që përmban, e pastron mirë organizmin.

Limoni

Pastrimi i organizmit me limon e simulon tretjen dhe e përshpejton pastrimin. Perimet me gjethe jeshile e zvogëlojnë dhe balancojnë nivelin e pH së gjakut, duke neutralizuar ndikimin e niveleve të larta të sheqerit, si dhe shkakton pastrimin e organizmit.

Peshku dhe mishi nuk janë burimet e vetme të proteinave

Rekomandohet që peshku të konsumohet dy herë në javë. Përfshini sa më shpesh peshk tek të ushqyerit e juaj, si ton, salmon, skumbri… Hani mish herë pas here. Vëmendje kushtojini edhe mënyrës së përgatitjes.

Mishi i kuq në temperatura të larta krijon toksina që ndikojnë negativisht në shëndetin. Mishi dhe peshku i tymosur janë një burim tjetër i toksinave për organizmin. Në vend të këtyre, konsumoni proteina nga qumështi, vezët (të ziera), qiqra, fasule, thjerrëza ose bizele.

Lëvizni 

Përveç ushqimit të shëndetshëm, një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar detoksifikimin e organizmit është edhe aktiviteti trupor, pasi që stimulon qarkullimin.