Shtatë shenjat e rrezikshme që tregojnë për bllokimin e enëve të gjakut

Shkaktarët më të zakonshëm të bllokimit të enëve të gjakut janë mënyra jo e shëndetshme e jetesës, pirja e duhanit, mbipesha...

Shumica e njerëzve akoma besojnë se bllokimi i enëve të gjakut i prek vetëm të moshuarit. Ky problem, jo rrallë herë i prek edhe të rinjtë, theksojnë profesionistët. Është shumë e rëndësishme që të njihen shenjat paralajmëruese në mënyrë që të kërkohet ndihmë mjekësore në kohë. Shkaku më i zakonshëm i bllokimit të enëve të gjakut është mënyra jo e shëndetshme e jetesës. Depozitat yndyrore depozitohen në muret e enëve të gjakut, ndërsa ato ngushtohen dhe bëhen të forta.

Sigurisht, vetëm një simptomë nuk do të thotë se arteriet janë të bllokuara. Por nëse rregullisht përjetoni ndonjë nga këto simptoma, duhet të reagoni menjëherë.


Dhimbje në gjunjë, kofshë ose ije

Dhimbja e këmbëve gjatë disa aktiviteteve, siç është ecja, mund të jetë shenjë e arterieve të bllokuara. Kjo do të thotë se gjymtyrët tuaja nuk kanë mjaftueshëm gjak. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje të muskujve ose ngërçe në këmbë (ose duar).

Dhimbje në gjoks

Dhimbja e gjoksit (angina pectoris) është rezultat i qarkullimit të reduktuar të gjakut në zemër. Vjen deri te shtrëngimi, ngurtësimi, pesha, presion dhe skuqja. Dhimbja gjatë kësaj sëmundje do të ndodhë gjatë kohës që jeni duke pushuar, por vetëm kur jeni të ngarkuar fizikisht. Kjo gjendje nuk është aq e rrezikshme sa edhe sulmi i zemrës. Nëse shpimi nga gjoksi fillon të përhapet edhe në shpinë, duhet menjëherë të reagoni.

Humbja e përkohshme e shikimit në njërin sy

Arteriet karotide i furnizojnë sytë dhe trurin. Nëse këto arteriet bllokohen, atëherë rezultati është humbja e përkohshme e shikimit ose shikimi i turbullt në njërin sy. Bllokim i plotë mund të çojë në sulm në tru.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Kjo është një shenjë serioze e cila nuk duhet të injorohet. Kur qarkullimi i gjakut në pjesën e poshtme të shpinës zvogëlohet, disqet midis vertebrave bëhen të dobëta. Zakonisht kjo është simptoma e parë për njerëzit që vuajnë nga arteriet e bllokuara.

Frymëmarrje e shkurtër

Kjo sindromë zhvillohet kur arteriet koronare të dëmtohen dhe atëherë zemra nuk është në gjendje të pompojë gjak të mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e trupit. Ndjenja se nuk mund të mbusheni me frymë gjatë kohës që jeni shtrirë, është gjithashtu një simptomë e cila duhet trajtuar menjëherë.

Duar dhe shputa të ftohta

Shputat e ftohta mund të shkaktohen nga sëmundja arteriale periferike (PAD). Ky problem ndodh kur arteriet e ngushtuara të zvogëlojnë qarkullimin e gjakut në gjymtyrë. Shërimi i ngadaltë i plagëve ose pulsi i dobët në shputa, janë gjithashtu shenja që duhet të ekzaminohen tek mjeku. Prania e PAD mund të tregojë gjithashtu se ekziston ndonjë sëmundje arteriale në trup, që mund të ndikojë në tru ose në zemër, duke shkaktuar sulm në tru ose në zemër.

Lodhja dhe marramendja

Sipas Harvard Health Publishing, lodhja është një simptomë e rrallë kur bëhet fjalë për sëmundjen e arteries koronare, por mund të ndodhë. Kjo simptomë mund të zhvillohet si pasojë e niveleve të ulëta të oksigjenit për shkak të qarkullimit të ulët të gjakut dhe që më shpesh i prek gratë.


Çfarë e rrit rrezikun e arterieve të bllokuara?

Sipas Institutit Kombëtar të zemrës, mushkërive dhe gjakut, faktorët që rrisin nivelin e rrezikut janë:

  • Nivelet jo të shëndetshme të kolesterolit në gjak. Sugjeron nivel të lartë të kolesterolit të keq dhe nivel të ulët të kolesterolit të mirë
  • Tensioni i lartë i gjakut. Tensioni i gjakut nuk duhet të kalojë vlerës 140/90
  • Pirja e duhanit. Pirja e duhanit dëmton dhe i shtrëngon enët e gjakut, rrit nivelin e kolesterolit dhe rrit tensionin e gjakut.
  • Pesha e tepërt trupore ose mbipesha