
Një portokall me madhësi mesatare (me peshë prej 130 gram pa lëvore) përmban 62 kalori, 1 gram proteina, 12 gram sheqer dhe 3 gram fibra. Kjo sasi i përmbush deri në 116 për qind të nevojave ditore të organizmit të vitaminës C, si dhe 6 për qind të nevojave ditore të vitaminës A të përditshme dhe 10 për qind të nevojave të acidit folik.
Nga mineralet, portokajtë janë të pasura me kalium, i cili është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu përmbajnë edhe sasi më të vogla të kalciumit.
Portokalli gjithashtu përmban flavonoide që veprojnë si kardioprotektues, ndërsa acidi citrik mund të ndihmojë parandalimin e gurëve në veshka. Vitamina C tek portokalli gjithashtu përmirëson absorbimin e hekurit nga trakti i tretjes dhe në këtë mënyrë ndihmon në parandalimin e anemisë.