Disa lloje të baktereve gjatë shtatzënisë, që mund të gjenden në strishot e qafës së mitrës dhe vagjinës mund të ndikojnë në rrezikun e lindjes së parakohshme, tregon studimi amerikan i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë, në të cilën morën pjesë 2000 gra shtatzëna.
Vlerësohet se ky zbulim mund të çojë në mënyra të reja për të parandaluar lindjen e parakohshme, qoftë duke hequr bakteret “e këqija” ose duke rritur nivelet e baktereve “të mira”.
Rezultatet e hulumtimit treguan se bakteret nga lloji Bifidobacterium dhe Lactobacillus ulin rrezikun e lindjes së parakohshme. Ndërsa llojet e tjera të baktereve, disa baktere anaerobe, rrisin rrezikun e lindjes së parakohshme.
Ndryshe, lindja e parakohshme është shkaktari kryesor i vdekjes së fëmijëve në Shtetet e Bashkuara. Është gjithashtu shkaku kryesor i vdekjes tek fëmijët nën pesë vjeç në botë. Foshnjat e lindura para kohe mund të kenë probleme serioze dhe afatgjata shëndetësore.
Burimi: University of Pennsylvania
Përktheu dhe përshtati:S.N