Shtatzënia vepron si stres-test për sëmundjet e zemrës

Hulumtimet e fundit kanë treguar se pre-eklampsia rrit rrezikun e problemeve shëndetësore pas shtatzanisë.

Gratë që kanë tension të lartë të gjakut ose pre-eklampsi gjatë shtatzënisë janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë të hipertensionit, diabetit të tipit 2 dhe kolesterolit të lartë pas shtatzanisë, tregoi një studim i ri.

Shfaqja e këtyre rrezik faktorëve të sëmundjeve të zemrës pak kohë pas shtatzanisë, shpjegon se gratë me këto çrregullime kanë rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe goditjes në tru, më vonë gjatë jetë së tyre.

Shumë shkencëtarë besojnë se shtatzania vepron si stres-test për sëmundjet e zemrës dhe ndihmon në identifikimin e grave të cilat janë të predispozuara për zhvillimin e tensionit të lartë dhe faktorëve të tjerë të rrezikut kardiovaskular.

Duke ditur se pre-eklampsia e rrit rrezikun e komplikacioneve kardiovaskulare më vonë gjatë jetës, mund të ndihmojë në vendimin për të marrë masa parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare, siç është ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik.

Vlerësohet se hipertensioni gestational ose pre-eklampsia shfaqet te 15% e grave në të paktën një shtatzani.

Përveç tensionit të lartë të gjakut, pre-eklampsia shoqërohet me vështirësi në mëlçi dhe veshka, shkruan revista profesionale “Annals of Internal Medicine”.

Në këtë studim morën pjesë pothuajse 60,000 gra, të cilat nuk kishin sëmundje të zemrës ose ndonjë faktor rreziku të njohur të sëmundjeve të zemrës në fillim të studimit. Të gjitha gratë në studim, kanë lindur fëmijë të paktën një herë në midis moshës 18 dhe 45 vjeçare dhe janë ndjekur mesatarisht 25 deri në 35 vjet pas shtatzanisë së parë.