SHTOHEN NË LISTËN ZYRTARE: Nëntë simptoma të reja të infeksionit me COVID-19

Lista zyrtare e simptomave të infeksionit me koronavirus është zgjeruar për të përfshirë nëntë shenja të reja të infeksionit.

Agjencia e sigurisë shëndetësore në Britaninë e Madhe ka përditësuar listën e simptomave që tani përfshijnë edhe dhimbje të fytit, dhimbje të  muskujve dhe diarre.

Ndryshimi vjen më shumë se dy vjet pas fillimit të pandemisë dhe vetëm disa ditë pasi testimi falas në Angli u pezullua.

Megjithatë, agjencia paralajmëron se shumë nga simptomat e reja janë shumë të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme dhe gripit.

Simptomat origjinale të infeksionit me koronavirus të identifikuar në Britani janë:

  • Temperatura
  • Kollë e vazhdueshme
  • Humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes

Që në ditët e para të pandemisë, dihet se këto tre simptoma janë vetëm maja e ajsbergut. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë përdorur një listë më të gjatë të simptomave për disa kohë.

Sidoqoftë, në Britaninë e Madhe ka pasur debat prej kohësh se cilat simptoma duhet të konsiderohen si tregues për testimin e COVID-19. Dhimbja e kokës, për shembull, është një simptomë e njohur e kovidit, por jo të gjithë ata që kanë dhimbje koke testohen.

LISTA E RE E SIMPTOMAVE PËRFSHINË:

– vështirësi me frymëmarrjen

– ndjenja e lodhjes dhe rraskapitjes

– dhimbje trupi

– dhimbje koke

– dhimbje të fytit

– hundë të zëna ose rrjedhje hundësh

– humbja e oreksit

– diarre

– të përziera ose të vjellave