Pas kafesë me vaj kokosi e cila së fundmi u bë hit në internet, si pije e mrekullueshme për t’u dobësuar tani ekziston edhe një tendencë më e re.
Bëhet fjalë për “bulletproof” ose “brain” kafe, ndërsa kjo është një recetë e re dhe mjaft e thjeshtë, shkruan portali “NDTV food”.
Kjo kafe e pazakontë përgatitet duke i shtuar kafesë së zezë një lugë gjalpë pa kripë ose Ghee gjalpë, si dhe një lugë çfarëdo vaji vegjetal. Më së miri është që të përdorni vajin e kokosit, sepse ai përmban nivele të larta të yndyrës së shëndetshme.
Kur të përzihen kafja e zezë, gjalpi dhe vaji, siguroheni që të fitoni një pije me shkumë, e cila është shumë më e shëndetshme sesa kafja e zezë që e pimë zakonisht.
Njerëzit të cilë e provuan kafenë me gjalpë thanë se ka ndikim dhe ju rekomandojnë të gjithëve që ta provojnë. Përveç shkrirjes së kilogramëve në zonat kritike të trupit, ata theksuan se kishin edhe nivel më të lartë të energjisë dhe se ndiheshin të ngopur për një kohë të gjatë.