Gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre janë veçanërisht të ndjeshme ndaj mungesës së jodit, meqë zhvillimi i trurit është më intesiv në tre muajt e parë të shtatzanisë. Jodi është mineral i cili gjendet në sasi shumë të vogla në organizmin tonë. Trupi i njeriut nuk mund ta prodhojë vetë atë, prandaj është e nevojshme që të merret çdo ditë.
Për të rritur është e nevojshme marrja ditore prej 150 µg jod. Nëse nuk merrni mjaftueshëm, trupi juaj do të fillojë t’ju japë shenja alarmuese. Ushqimi e rregullon nivelin e jodit në organizëm, por duhet të bëhet shumë kujdes se edhe çfarë kripe konsumoni.
Ndryshimi i humorit
Nuk janë të ralla rastet ku njerëzit të cilët kanë probleme me mungesën e jodit, po përjetojnë edhe simptoma të depresionit. Nëse vjen deri te hipotireoza (funksioni i zvogëluar i gjendrës tiroide) me siguri do të vjen edhe deri te ndryshimi i humorit, pasi që kjo lidhet me vetë gjëndrën.
Lodhje kronike
Rënia drastike e energjisë pavarësisht gjumit të mjaftueshëm është si pasojë e joaktivitetit të tiroides. Ajo domosdoshmërisht e ngadalëson punën e në qoftë se në organizëm nuk ka jod të mjaftueshëm.
Shtimi në peshë në mënyrë të dukshme
Për të njëjtat arsye, për shkak të mungesës së jodit dhe të punës së ngadalshme të gjëndrës tiroide, ngadalësohet metabolizmi, për këtë ushqimi tretet me vështirësi. Pasoja e gjithë kësaj është shtimi në peshë, prandaj bëni kujdes se sa dhe çfarë hani.
Flokë dhe lëkurë të thatë
Një tjetër fenomen negativ që ka të bëj me mungesën e jodit është edhe procesi i ngadalësuar i djersitjes, gjë që ndikon që lëkura të bëhet më e thatë dhe më e ndjeshme. Madje as flokët nuk marrin mjaftueshëm lëndë ushqyese, prandaj janë më të thata se zakonisht.
Ndjeshmëri ndaj të ftohtit
Me ngadalësimin e metabolizmit i pashmangshëm është edhe qarkullimi i dobët. Mirëpo, kur kjo të ndodh, termoregulacioni dëmtohet seriozisht, kështu që fytyra është shumë e ftohteë, madje edhe në temperatura normale.